O Reja, o burrë legen! Po ai djali që ti nuk e zë as me gojë (Broja) është vetëm 20 vjeç dhe sado hakmarrës të jesh ti, ai ka për të ecur se ja ka dhënë Zoti talentin dhe shqiptarët mbështjetjen.
Po ti në jetën tënde të mjerë si trainer kupat e vetme që ke fituar kanë qenë ngritjet nga seria B në A; ndërsa si me Lazion, si me Atalantën si me Napolin maksimumi deri në mestabelë shkoje dhe shkarkoheshe gjithmonë pas 6 muajsh deri në një vit. Ishe aq “i madh” si trainer sa vetëm një herë stërvite jashtë Italisë (serisë B më shumë) me Hajdukun e Splitit dhe tani Shqipërinë.
Plak matuf! Ajo që paralajmëron ti “mos i zgjidhni gjërat individualisht” vlen për mediokër si puna jote, se lojtarët e mirë aty e tregojnë veten kur e shohin se nuk ecën asgjë tjetër për ekipin; siç ta tregoi Broja dy herë me Hungarinë dhe të shpëtoi bythën e fishkur se do shkoje trainer me Pordenonen sa për të dalë në pension.
Je aq idiot sa thua Italia ishte e lodhur me Maqedoninë!!! (Se mos mendon të marrësh stolin e Mançinit se e prishe fare). Je aq qesharak sa mendon se ti po bën miqësore me Spanjën, ndërsa janë ata që kolaudohen me ty (ne). Je aq bufon kur flet për taktikën tënde (!!!) me ekipe si Anglia e Spanja që nuk lënë të luajë Gjermaninë e Francën.
Ne duam të shohim Brojën në fushë o quasi-allenatore pavarësisht qejmbetjeve të tua. E duam në fushë edhe me imagjinatën e të veshurit të Brojës me fanellën e Milanit. Është ai ekipi që ti s’ke për ta stërvitur kurrë në Itali. Shyqyr Zotit, se edhe ti shoku Alegrit je! /Nga Edmond ARIZAJ, publikuar ne Facebook/