Koha e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme! Pa asnjë hezitim të mbrohen shtresat e varfëra dhe ato me pak të ardhura nga shtrenjtimi i jetesës.
Të gjithë pensionistëve familjeve nën minimumin jetik dhe me përkrahje sociale,me vendim qeverie tu shpërndahen kupona mujore me vlerë të përllogaritur (propozoj 10 mijë lekë të reja) për tu furnizuar me ushqime të shportës, bukë, miell, vaj, oriz, sheqer, vezë qumësht.
Këto kupona tu ndahen plus pensionit dhe ndihmës ekonomike për çdo muaj familjeve në nevojë .
Të përgjysmohet ngarkesa tatimore dhe tarifore e naftës, sepse barra fiskale zë 70 % të çmimit final të karburanteve.
Autoriteti i konkurrencës dhe i mbikëqyrjes së çmimeve, të bëjë zap spekulantët që po zhvatin konsumatorët.
Të ndalet veçanërisht spekulimi me shitblerjet e prodhimeve bujqësore nga kamikazët (e porositur) për prishjen e tregut dhe kontratave.
Të funksionojë bursa bujqësore e cila përcakton me ankand çmimet e referencës, thyerja e të cilave të konsiderohet vepër penale. Mbroni njerëzit nga shtrenjtimi dhe abuzimi! /Publikuar në Facebbok nga Edmond PANARITI/