Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një 40-vjeçari nga Ekuadori.
Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë sirianë Carlos Joaquin Rosado Valencia, lindur në Valencia – Ekuador dhe banues në Denenburg, Holandë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
40-vjeçari është pikasur nga policia, se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në automjetin furgon me targë KG546L, në sediljet e pasme kishte fshehur 7 shtetas të huaj Sirianë, nga të cilët ishin 4 burra, 2 gra dhe 1 fëmijë i mitur, të gjithë nga Siria.
Në kuadër të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, policia bën me dije se gjatë muajit Tetor në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, gjatë kontrollit në vijën e dytë, janë goditur edhe dy raste të trafikimit të lëndëve narkotike.