Ne tetor 2022, ne ceremonine e nenshkrimit te kontrates për shërbimin satelitor, midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.”, kryeministri Rama deklaroi se me lëshimin e satelitëve, Shqiperia hyn në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit…
Satelitet do te perbejne nje kryeinspektorat në qiell – tha Rama, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha dhe një detaj, me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin, Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare, informacione të cilat do të mundësojnë evidentimin në kohë të akteve kriminale, etj..
A thua se me kaq satelite sa jane ne hapsire, nuk do te kete me korrupsion dhe as trafik ne asnje vend te botes, po nejse, i rendesishen eshte fakti qe operator per marrjen dhe perpunimin e imazheve nga satelitet per Shqiperine do te jete ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor), strukture e cila jo rastesisht, me vendim te kryeministrit, kaloi nen varesine e vet kryeministrit vetem pak dite perpara leshimit te sateliteve (VKM nr. 863, datë 27.12.2022 – Struktura dhe organika e ASIG miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit…).
Pra, ndersa shqiptaret i kishin syte nga qielli per te pare fishekzjarret, kryeinspektoriatit ne qiell iu dha nje emer, nje emer i pervecem, i cili sheh gjithcka dhe ne detaje, pavaresisht faktit se kontrata e sherbimit te sateliteve u nenshkrua nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe fondet u buxhetuan nga Ministria e Mbrojtjes (kosto e percaktuar ne buxhetin per projektin e sateliteve eshte 1 miliard leke, apo rreth 8.5 milion dollar, pjese e programit “Rinovimi dhe permiresimi teknologjik i sitemit SIVHD”). /Nga Eli GOLEMI, publikuar në Facebook/