Ky është turp i madh dhe kërkon reagim të fortë… Të diskriminohet një komunitet në këtë mënyrë duke u izolu’ apo karantinu’ si me kenë burim infektimi pandemik, është e pafalshme dhe duhet të jetë e patolerueshme për çdo banor të Shkodrës që i ka mbetë pak dinjitet e shpirt!
Ndërkohë që jepena mbas jetesës, duke kërku t’i kapim kësaj bote ç’të mundena e tuj mos mendu kurrë se diçka duhet t’i kthejmë, të paktën të reagojmë për këtë padrejtësi dhe diskriminim që i bëhet një komuniteti që nuk asht I zoti me reagu’ sepse nuk kupton çfarë po ndodh, dhe ma mirë që nuk kupton meqë pashpirtësia e të pushtetshmit ka mbërritë deri këtu!
Komuniteti me aftësi ndryshe i projektit “Shpresa” kërkon vetëm të trajtohet njëlloj me të tjerët e mos të distancohet apo izolohet nga pjesa e madhe e shoqërisë. Nuk i kërkon këtij shteti as bukë, as ujë, as punonjës socialë, as mjete e as lekë për pushime. Thjesht kërkon barazi, jo kufizim!
Kushdo që ka vënë këto kufizime të turpshme duhet t’i vijë turp dhe Bashkia Shkodër menjëherë të reagojë duke larguar kufizimet e duke i hapur limitet këtij komuniteti, të tregojë forcën e ligjit e të shtetit ndaj të ‘dobtit’, ndaj atyre që s’kanë zë’ me ulëritë e me reagu fort mbas kësaj paturpësie që është treguar!
Gjithashtu, të penalizohet dhe të dënohet kushdo që ka bërë këtë veprim të shëmtuar në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më! Të gjithë të reagojmë në mënyrë që shfaqje të tilla të shëmtuara e diskriminuese të mos shfaqen më në Shkodër, Velipojë, Vermosh apo Theth!
Kjo nuk asht’ Shkodra, ky asht turpi më i madh që një shtet lejon të ndodhë! /Nga Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebook/