Me 20 nentor, krejt në befasi, nga shkarkimet e hidrocentraleve, u përmbytën rreth 1800 ha tokë bujqësore. Përsëri me datën 17 dhjetor, toka e përmbytur arriti në 3020 ha.
Sot, Shkodra rrezikohet nga të gjitha anët. Nga reshjet dhe shkarkimet e kaskadës së Drinit, rrita e nivelit të Bunës, të liqenit të Shkodrës, sollën bllokimin e rrugës së Obotit.
Përmbytja ishte edhe më e shpejtë, pasi tokat vazhdonin me ujë, nga përmbytja e kaluar.
Rruga Qafë Thore Bogë bllokohet përsëri për shkak të rënies ortekëve. Rikonstruksioni i kësaj rruge nuk u bë me tunel, për të evituar bllokimin e përhershëm nga faqja e malit.
Vershimi i ujit te lumit Kir ne Shkoder, ka krijuar probleme sidomos ne zonen e Bardhajve ne NJA Rrethina.
Nga prurjet me gurë dhe inerte nga zonat malore të Dukagjinit, rrezikon ura e Bardhejve dhe rruga që lidh këtë zonë me qytetin.
Qeveria, nuk shpalli asnjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore të pjesshme, një detyrim kushtetues ndaj qytetarëve, i lidhur me përgjegjësinë për të kompensuar dëmet.
KM as nuk i ktheu përgjigje kërkesës së 7 deputetëve të Veriut për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që u bë me datën 23 nëntor.
Amendamenti në ligjin e buxhetit, për rritjen e fondit të “Emergjencave Civile”, në respektim të nivelit të ligjit “Për mbrojtjen Civile”, u votua kundër nga maxhoranca në parlament.
Dëmet në kultura bujqësore, blegtori, banesa, biznese të zonave vazhdojnë të mos kompensohen. /Nga Emilja KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/