Pasi dështoi me investimet, që nuk justifkohen me numrin e turistëve, KM u kujtua edhe per destinacionin e Lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit, të cilët po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.
Kjo nuk ishte një gjë e re për familjet që menaxhojne bujtinat e Lumit të Shales, që përpiqen në kushte të veshtira për të zhvilluar biznesin e turizmit.
E reja duhet të ishte se kur është parashikuar të realizohet rikonstruksioni i rrugës së Komanit, një rrugë 31 km e gjatë, aksi kryesor që bashkon veprat më të rëndësishme energjitike të Shqipërisë, një rrugë që përshkohet nga punonjësit e këtyre veprave, por edhe nga mijra turistë vendas dhe të huaj, për të shijuar destinacionin turistik Lumi i Shalës dhe Lugina e Valbonës si dhe bukuritë natyrore të liqenit të Komanit si dhe të gjithë banorët e asaj zone.
Me 16 nëntor 2021, ministrja Balluku deklaronte se kjo rrugë nuk është e parashikuar as në buxhetin e vitit 2022, dhe as në buxhetin afatmesëm, pasi prioritet kanë rrugët dhe akset kombëtare që ofrojnë shërbim për më shumë qytetarë.
Në shëtitjen në Liqenin e Komanit në muajin korrik, besoj se zonjat ministre, e panë edhe gjendjen e rrugës, që të çon në këtë atraksion turistik. Pas mashtrimit elektoral të vitit 2021, për të marrë votat e asaj zone, tani me shifrat e publikuara nga KM, që tregojnë dyfishimin e turistëve të huaj nga Kanadaja, Amerika etj., në këtë zonë, a do të përfshihet në prioritetet e investimeve kjo rrugë?
A nuk ka prioritet rruga e Komanit, para projekteve argëtuese të qeverisë, pistë automobilizmi e gjatë 5,3 km, në funksion të së cilës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të shpenzojë plot 1.3 miliard lekë ose 11,1 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë? /Nga Emilia KOLIQI, publikur në Facebook/