Fondi i parë që iu akordua Bashkisë Shkodër, nga qeveria, pas zgjedhjeve të 14 majit 2023, ishte fondi 60 milionë lekë, për rishikimin e Planit të Pergjithshëm Vendor dhe Planeve të Detajuara Vendore.
Në buxhetin e Bashkisë Shkodër të vitit 2024 është parashikuar Rishikimi i Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër me Procedurë të Thjeshtuar.
Ndërkohë, në parlament, me votat e maxhorancës, u miratuan ndryshimet në ligjet Për Zonat e Mbrojtura, Për Investimet Strategjike, të cilat do të lejojnë ndërtimet sipas oreksit të KM.
Bashkia Shkodër ka lidhë kontratë konsulence me subjektin GJEOKONSULT & CO ELENA CASANOVA GARCIA (Jesus Hernandez) , të cilëve i ka dërguar ftesë paraprake për pjesmarrje në tender “Hartimi i studimeve të fizibilitetit, planeve të detajuara vendore, masterplane, projekt – ide dhe projekteve teknike të detajuara në territorin e Bashkisë Shkodër”. Në termat e referencës cilësohet:
Subjekti i kësaj konsulence është GJITHE TERRITORI I BASHKISE SHKODER me fokus të veçantë në zonat me potencial të madh turistik dhe do të fokusohet kryesisht në:
-Zona QENDER,
-Zona me potencial turistik,
-Zona me potencial ekonomik.
Si dhe çdo zonë tjetër që paraqet potencial për t’u studiuar. Objektivi i detyrës përmbyllet me përgatitjen e projekt-ideve teknike dhe planeve të detajuara vendore që kanë synim:
-Zhvillimin e qëndrueshëm dhe të kontrolluar të QENDRES se QYTETIT të SHKODRES, përfshirë këtu dhe QENDREN HISTORIKE.
-Aktivizimin e zonave potenciale natyrore, kulturore, mjedisore, sportive dhe rritjen e kualitetit të jetës së qytetareve të Shkodrës përmes projekteve konkrete.
-Zhvillimin e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin e turizmit kulturor, historik, të interesit të veçantë, turizmit shëndetësor, ne gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, etj.
-Sigurimin e infrastrukturës mbështetëse në zonat me potencial për zhvillimin e turizmit,
-Zhvillimin ekonomik të zonave të tjera me potenciale turistik në territorin e Bashkisë Shkodër dhe që i përgjigjen qëllimit të mësipërm.
Prandaj i duhej me çdo kusht Shkodra, si bashkia që kishte zona të rralla natyrore, qyteti që kishte një sipërfaqe të madhe zone të mbrojtur. Qëllimi ishte i qartë, për t‘i hapë rrugën ndërtimit të kullave, që ta shkatërrojë dhe betonizojë edhe atë.
Dhe Shkodra, si shumë qytete të tjera, ta harrojë identitetin e vet! Po a do vijnë më turistë në Shkodër? Kulla ka gjithandej…
P.S. Foton e kullës, që fitoi konkursin e paracaktuar, nuk më ban zemra ta postoj. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputete e Qarkut Shkodër/