Para 3 ditësh, lexova një shkrim të Pastor Akil Pano, i cili shfaqte shqetësimin nën titullin “Rituali satanist i lakuriqësisë në Tiranë”, ku vë në dukje përhapjen e kësaj ideologjie apo agjendës “LGBTI+”, duke e quajtur atë si një kërcënim për fëmijët dhe celulën bazë të shoqërisë Familjen. Ky ritual ishte përshkruar me këto fjalë: “Nga mesi e poshtë mashkull me gjenitalet zbuluar. Nga mesi e lartë femër me gjoks jashtë. Mbi kokë me brirë si djall. Kjo është pamja e ‘qenies’ transgjinor/ transseksual në shfaqen e organizuar mbrëmë për fëmijët e Tiranës tek liqeni artificial.” […] Ideologjia gjinore po u mësohet fëmijëve në parkun kombëtar. Feshkulli (mashkulli/femër) paraqitet si djalli me brirë në natën e errët të qytetit tonë.”
Pas 3 ditësh, ja shfaqja e rradhës, mbi teracën e Bashkisë Tiranë dy vajza, me orjentim seksual “L”, me një fëmijë në skenën e kësaj ndodhie, vazhdon plotësimin e agjendës “…po vijmë për fëmijët tuaj”. Reagimin të cilin e lexova ishte ai i Mons. Gjergj Meta, kritikë e kospitur e cila e konsideron ndodhinë si një provokim I mirëmenduar dhe I organizuar nga lobe të caktuara. Normal, që kjo kritikë mbështetet në doktrinën e Kishës Katolike e cila ka një qëndrim të qartë mbi homoseksualizmin, ku bëhet dallimi i kjartë midis orientimit homoseksual dhe veprimeve homoseksuale. Për ata të cilët dëshirojnë ta thellojmë këtë tematik mund ta shohin në https://www.vatican.va/archive/catechism_it/p3s2c2a6_it.htm nr. 2357-2359.
Gjithashtu, Myftinia e Tiranës, ka mbajtur një qëndrim të qartë ku e cilëson shqetësim aktin e pa bazuar ligjerisht të një “martese” midis dy individësh të së njejtës gjini, ku nuk respektohen Ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe gjithashtu Kodi I Familjes. Kjo deklaratë normal që bazohet në Ku’ran ku homoseksualizmi konsiderohet mekat I ndaluar, ku konkretisht shkruhet në suret që flasin mbi historinë e popullit të Lutit. Nga ana tjeter shumë shkolla juridike islame interpretojnë që aktet homoseksuale janë haram dhe denimi shkon për veprimet.
Fakti i parë që duhet theksuar dhe komplimentuar është që të tri deklaratat theksojnë nevojën për të trajtuar çdo individ me respekt dhe dinjitet, pamvarsisht orientimit të tyre seksual, ndërsa qëndrimet e forta janë kundrejt akteve homoseksuale.
Personalisht, kritikoj papërgjegjshmërinë institucionale e cila nuk arrin të “dalloj” llojin e aktivitetit por nën petkun e përfituesit financiar e lejon atë dhe në një të nesërme do të lejojë edhe striptizëm të dragqueen për fëmijët e kryeqytetit. Kjo do ishte ëndrra e atyre organizatave që kanë për qëllim realizimin e aktiviteteve të tilla me qëllim “të thejnë tabu-të shoqërore” por harrojnë që janë duke I forcuar edhe më shumë me rituale gjoja kulturore
E vlerësoj dhe e shoh me vend reagimin e udhëheqësve fetar bile do e inkurajoja që të reagonin të gjithë dhe të ishin më aktiv në këto ndodhi, dhe jo të harronin që është duke u kaluar nën këmbë projekt-ligji “Mbi shëndetin seksual dhe riprodhues” ku nuk janë konsultuar akoma institucionet religjioze mbi “Ndërprerjën vullnetarisht të shtatëzanisë”, “Mëmësisë Surrogative”, etj, etj. Agjenda nuk është gjithmonë e dukshme ajo luan me shumë porta: gjuan tek dispozitat ligjore që ti shtroj rrugët mbarë e mirë.
Ajo që më çudit është po këta intelektualët e djathtë konservatore, që çjerren koridoreve të parlamentit duke shit mend se kush po vjedh e tek, e sa, po pse nuk po mbajnë një qëndrim ky në bazën e tyre është mbrojtja e martesës dhe e familjes të cilat I konsiderojnë ato si themelet e shoqërisë dhe trashëgimisë kulturore. Për ata ndryshimet e ndryshimet në konceptet tradicionale të gjinisë dhe martesës (të propozuara nga agjenda LGBTQ+ dhe liberalistët) janë shkatërruese për rendin shoqëror dhe për shëndetin moral të shoqërisë. Ku jeni???
Është e rëndësishme që levizja ProFamilje të zgjohet nga gjumi dhe të filloj të mbrojë atë që është porcioni më delikat I shoqërisë: fëmija.
Nga ana tjetër, duket qartë që është levizje strategjike për largim të vëmendjes së popullit nga kriza apo edhe dështimi në sferën ligjore dhe dështimi i SPAK.
Drejtim po shpërqëndrim???
Definitivisht levizje të dështuara.