Shoqata Rrok Jakaj tesh gati 15 po zbaton projektin Rrok Akademy, Shkodra Jazz Festival, Shkodra Sounds dhe Shkodra on tour… por sot kam dëshirë të ndalem pak tek seksioni i akordionit (ndr. fizharmonikës ).
Seksioni i akordionit në Rrok Academy, në opinioni tim, është një faktim i saktë i misionit që mban arti në vetvete: reflektimin, zbulimin e harmonisë, deri tek përjetimi i të përtejshmës apo kumtim. Gjatë punës time si koordinues i qendrës ku studentët bënin prova, e e mbaj mend saktesinë dhe disiplinen e maestros Bardh Jakova. E dëshmoj personalisht që ai me përkushtimin dhe me profesionalizmin e tij, arrinë jo vetëm të jetë një edukator por me disiplinën që propozon ata pjesëmarrës ta përjetojnë edukimin në thelbin e tij konceptual si “educere” (lat. nxjerr jashtë, tjt. shpalos)
Ja vlen të theksohet se si muzikantë të rinj nga vende të ndryshme ballkanike dhe më gjërë, të niveleve të ndryshme formative, mblidhen për të treguar talentet e tyre duke përformuar individualisht dhe në grup. Shifet qartë që performancat e tyre nuk janë thjesht nota; ato janë një dëshmi e fuqisë së artit për të thyer pengesat dhe për të promovuar harmoni ndërkulturore.
Epo ku tjetër përveç se në Scodrinon… Shkodra, me rëndësinë historike si një kryqëzim ballkanik, shton një vlerë të pazëvendësueshme në këtë përpjekje të jashtëzakonshme. Shkodra përveç se asht dashni ka qenë dhe burim i harmonisë. Dhe, po, ka qenë! Nuk është më! Rrok Academy me këtë seksion dhe me të tjerat seksione, në tallavanë e modernizmit dhe indiferentizmit kulturor që shkaktohen nga politika që e demtojnë mirëqenien komunitare, është një shpresë për individin… por edhe kërkesë për një reflektim më intenziv… kërkesë për hyrjen në një krizë. Në krizë hyjnë ata që kanë guxim për të gjeneruar ide të reja. Këta guximtarë janë po këta të rinjtë që dalim në skenë për të na ofruar shpresë dhe hapësirë për krizë. Duhet të reflektohët mbi atë ka qenë, që të gjenerojmë dhe mos të jemi vetëm ekzekutues.
Nga ana tjetër kur këta akordionistë të talentuar dalin në skenë, ata jo vetëm tregojnë aftësitë e tyre individuale, por japin edhe një mesazh kolektiv të shpresës, harmonisë dhe paqes. Meloditë që burojnë nga ata, të shkruar kompozitorë Shqiptarë dhe të huaj, flasin gjuhë universale, tejkalojnë dallimet gjuhësore dhe kulturore, sepse harmonitë e tyre përbëhen nga shkallë dhe ritme që përfaqësojnë gjitha kulturat. Është përmes artit që ata po ndërtojnë ura bashkëveprimi.
Seksioni i akordionit në Rrok Academy nuk është thjesht një ngjarje ditore; është një përvojë formuese, që lë një vulë të pashlyeshme në tri drejtime: në përformuesin, në veprën dhe në audiencën. Kjo vulë nxitë kumtimin e të së bukurës, që fillon nga procesi i kërkimit të së vërtetës dhe të mirës.
Rrok Academy me gjitha seksionet e saja është një dëshmi e aksiomës që Shkodra është në të vërtetë një kryqëzim ballkanik, ku farat e kreativitetit, harmonisë dhe paqes tasg 14 vite po mbillen dhe po kultivohen. Faleminderit Florian Jakaj që e vazhdon andrrën. /Nga Engjell GJUGJA, publikuar në Facebook/