Ata që për hir të “moralit politik” rrudhin buzët për koalicionin me LSI, janë po ata që janë gëzuar shumë kur LSI na dhuroi katër mandate për të qeverisur në vitet 2009 2013, dhe dy vjet më vonë na dhuroi 23 mijë vora për të fituar bashkinë Tiranë. Janë gjithashtu po të njëjtët që u gëzuan shumë kur Ilir Meta çdekretoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Po e njëjta LSI kontribuoi në opozitë me 110 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke marrë katër mandate, shumë më pak nga çfarë i takonin. Po të njëjtët individë “buzërrudhur” ishin kaq entuziastë për këto 110 mijë vota saqë i numëronin edhe si të vetë PD, duke bërë krahasime false me rezultatet e 2013.
Gjithsesi, duam apo nuk duan disa, LSI dhe Ilir Meta në rolin e Presidentit, kanë bërë opozitë të vërtetë në katër vitet e fundit. Veçanërisht Presidenti, duke u provuar si pengesa e fundit kundër gllabërimit të të gjithë pushteteve nga Rama.
Tani të hidhemi tek thelbi i cështjes:
Së pari, nuk është hera e parë që PD hyn në koalicion me parti të qëndrës së majtë. Madje, është shumë e hasur kjo alencë në këto 30 vite;
Së dyti, LSI dhe partitë e tjera të koalicionit kanë pranur pa kushte të votojnë kandidatët e PD, të cilët u zgjodhen në primare nga vetë demokratët. A mund të refuzohet një ndihmë e tillë kur maksimizimi i votes opozitare është thelbësor?
Së treti, nëse LSI refuzohet për hir të një morali politik, sëpaku duhet të jemi konsistentë në qëndrim. Sepse vetëm përpara disa muajsh i afruam LSI 15 madate të sigurta në listën e PD, dhe askush nuk kundërshtoi. Madje LSI iu hodh faji i humbjes për arsyen se ajo nuk pranoi.
Unë jam nga ata që kam besuar gjithmonë këto vite se PD i kishte të gjitha mundësitë të fitonte e vetme, me moralin dhe integritetin e njerëzve të saj. Po kjo kërkon një lider të vërtete, me forcë, mendim politik dhe integritet. Qartazi nuk është ky rasti në PD.
Moralistët e sotëm “buzërrudhur” perpiqeshin të më mbushnin mendjen (përpara zgjedhjeve 2021) se koalicioni me LSI ishte i domosdoshëm. Dhe sigurisht kishte brumë ajo që ata arsyetonin.
Për këtë arsye më bën shumë përshtypje tek i shoh sot në pozicionin e moralistit, dhe nuk e pranoj këtë lloj morali politik, i cili ndryshon qëndrim sa herë që liderit nuk i dalin llogaritë! /Publikuar në Facebook/