Zhvillimi masiv i teknologjisë ka sjellur risi mjaft të rëndësishme në sektorin mjekësor në kualitetin e diagnostikimit dhe intervinimit apo kirurgjive nga ato më të thjeshtat në ato më të vështira.
Inteligjenca Artificiale përfshin ndërthurjen e të gjithë mekanizmave teknologjikë në përmirësimin dhe shpejtësinë e trajtimeve dhe rehabilitimit të pacientëve.
Elektronika në bioteknologji ka të bëjë me zhvillimin dhe aplikimin e koncepteve të avancuara të qarqeve elektronike të avancuara në miniature dhe perdorimit të mikro- kontrollorëve apo mikro- çipeve me frekuenca të larta procesimi dhe të sofistikuar të cilët programohen në mënyra të ndryshme për të rritur gjithnjë e më shumë numrin e funksioneve dhe avancimin në procese.
Sot pajisjet mjekësore janë të sofistikuara dhe portabël.
Zhvilliim dhe perdorimi i softuereve (programeve kompjuterike specifike), është nje hap shumë i rëndësishëm në diagnostikim dhe analizim të avancuar të të dhënave metabolike dhe parametrave biologjike shëndetësorë.
Sot softuerët janë kaq të avancuar saqë mund të parashikojnë dhe detektojnë në hershmëri fazat e para të tumorëve dhe kancerëve në faza primare duke u bazuar në parametrat dhe vlerat analitike dixhitale jetike biokimike të organizmit.
Teknologjia e Informacionit (Bota e IT-së) është një sektor shumë i rëndësishëm në sistemin shëndetësor.
Përdorimi i databazave ka avancuar gjithnjë e më tepër kartelat dixhitale spitalore të pacientëve të cilët procesohen me shpejtësi të madhe dhe thjeshtojnë punën, zvogëlojnë kohën e procesimit.
Teknologjia e informaciont ka gjetur përdorim shumë të rëndësishëm në Telemjekësi (Diagnostikimin online të pacientëve) duke alternuar rrjetet kompjuterikë dhe programet specifike me industrinë e aparaturave mjekësore.
Siguria kibernetike është një koncept kyç i botës së IT-së në aplikimin tek servera të rëndësishëm në facilitetet spitalore duke berë të mundur mbrojtjen në mënyre strikte dhe eficiente të dhënat personale të pacientëve të ndryshëm (këtu përfshijmë të dhënat private të pacienteve dhe transaksionet bankare të realizuara dhe transferimet e kartelave dixhitale nga një spital në tjetrin.)
Inxhinieret Fizikantë dhe Biomjekësorë, profili kryesor dhe mandator i alternimit të të gjithë koncepteve të teknologjië mjekësore duke përfshirë dizenjimin, projektimin, aplikimin dhe analizimin e aparaturave mjekësore të ndërthurura me softuerët dhe sektorin e IT- së.
Një profil, i cili sot po përparon masivisht në koncepte të ndryshme të biotekologjisë duke krijuar dhe projektuar dhe ideuar inovacione në sektorin mjekësor që proceset e intervenimit kirurgjikal dhe diagnostik të jenë sa më të saktë dhe të shpejtë.
Inxhinieria Gjenetike një profil shumë i rëndesishëm kryesisht në konceptin mikrobiologjik të qelizave. Projekton, analizon dhe ideon koncepte të ndryshme të cilët kanë të bëjnë me mënyrat e funksionimit të qelizave dhe organeve të tyre.
Fokusi kryesor i Inxhinierisë Gjenetike është eksperimetimi dhe trajtimi me anë të bazave të azotuara të DNA-së, e cila është thelbi dhe baza kryesore e jetës së qënieve të gjalla dhe të gjithë procesit jetik.
Të eksperimentosh me njësinë më të vogel bio- koduese të qenieve të gjalla është si të thuash të kodosh apo të krijosh një gjuhë programimi.
Fokusi kryesor intensiv i këtij profili tashmë është gjetja e trajtimeve dhe diagnostikimit të kancerit (sëmundja e cila po tkurr progresivisht popullsinë).
Deri tani Inxhinierët Gjenetikë e kanë konsideruar kancerin një “Ligj Natyror” pavarësisht kërkimeve të ndryshme për ta trajtuar atë me anë të ndryshimit të modifikimit gjenetik të DNA-së.
Është mëse e qartë se pas gjithë këtyre zhvillimeve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, sëmundja e kancerit mbetet e paprekshme në aspektin studimor dhe diagnostik. /Nga Ermand MERTENIKA, inxhinieri biomjekësor/