Sfilatat fyese të disave me sllogane boshe mbi plagët e dhimbjen e një kombi vazhdojnë akoma sot në një format ndryshe. Pasi u tallën me pronën e i vendosën titullin fyes ish-pronarë, atëherë ku asnjëherë tek i zoti prona nuk shkoi.
Pasi shkërmoqën e ndanë në 2 ose 3 shoqata të përndjekurit politik, pasi mbushën me të paaftë administratën, sot kanë kurajon e flasin për vlerat e demokracisë.
Një Vaslav Havel, që ne na ka munguar aq shumë, shprehej se komunizmi nuk u mposht nga fuqia ushtarake, por nga Jeta… nga një kryengritje e ngjyrave, autencitetit, historisë – me varietetin e saj – dhe individualitetit njerëzor, kundër burgimit brenda një ideologjie uniforme.
Por ama siç tregoi më vonë historia, komunizmi ateist edukoi një brez të tërë pa ndërgjegje, pra me ideale çnjerëzore, me mungesën e respektin për personin, për lirinë e tjetrit, që mendon ndryshe.
Duhet të rikujtojmë, e mos të harrojmë tragjeditë që kanë ndodh mbi këtë popull! Duhet me zhduk sekretaritë e partisë e me ja thyer qafën! Bolshevikë e hajna që boll e shkatërruat Partinë Demokratike! /Publikuar në Facebook nga Ervis KRYMBI/