Kanë thënë se dardha bie nën dardhë, bëmë baba të të ngjaj, se ka nga një dru të shtrembër nëpër familje, se kushdo në rrethana të caktuara është i aftë për dhunë, se agresioni është një mekanizëm natyral vetëmbrojtjeje…
Patjetër që prindërit e një fëmije vrasës kanë faj. Jam dakord me të gjithë ata që e hedhin fajin mbi ata për dhunën në familje që gjeneron dhunë. Jam dakord edhe me ata që i lidhin këto krime me drogimin prej një moshe të hershme. Dhe me shoqërinë e keqe… Jam dakord me të gjithë të pikëlluarit, të zemëruarit e të revoltuarit. Janë të gjitha mendime e emocione të vlefshme.
Por personalisht, siç e kam shprehur dhe herë të tjera në statuset e mia, dua të fokusohem te mosadresimi si duhet i shëndetit mendor. Jam e bindur që ka gjithmonë komponentë psiqikë në çdo lloj krimi, të tipit psikopatik, sociopatik, skizofrenik, çrregullime kronike të personalitetit etj. që shoqërohen me mungesë empatie, përgjegjësie ose keqardhjeje, me emocione reaktive e shpërthime zemërimi të pakontrolluara.
Kombinimi i këtyre me faktorët më lart çon në ngjarje kaq tronditëse për të gjithë komunitetin. Nuk është turp të shkosh te psikiatri apo psikologu. Çoje fëmijën tënd sot!!! /Nga Fitore BECI, publikuar në Facebook/