Pse asht fobi për disa qytetarët e mi, gjysma e Shkodrës që asht në opozitë tash 32 vjet? A i keni vënë re ngjyrën mavi që perdor pozita? Çfarë përfaqëson? E dini shumica por po u’a tham atyne që nuk u shkon ndër mend. Nëse bashkon dy ngjyrat kuq e blu, del ngjyrë vjollcë ose mavi. Dmth se në këto kohë shumë njerëz me ngjyrë blu e kanë prishë ngjyrën e kuqe dhe kalimi i shumë bluve te e kuqja e ka ndryshu në mavi.
Qysh se jam kthy nuk kam prit me ia pa hajrin personalisht të djathtës. Sinqerisht 90% të koncerteve mi kanë dhanë njerëzit e të majtës. E unë kam pranu me kënaqësi shijet dhe adhurimin e tyne dhe, që me e balancu artin dhe debutimim tem edhe te monizmi pozitar në Shkodër kam debutu edhe pse me çmim të përgjysmuem në Shkodër, që nuk kishin mundësi pagese nga gjendja ekonomike.
Nuk kam si mos me i kenë sidomos Agron Çelës e shumë të tjerëve mirënjohës, që më ka respektu edhe para edhe mbrapa kur i hyni politikës. Nji natë te Goni ishte sa për shumë net tek miqtë e tjerë shkodran. Nji fakt që askush nuk e din. Në këshillin bashkiak dekada ma parë, në Shkodër nji shok fëmijërie propozon për nji titull për Frederik Ndocin, dhe pala tjetër 32 vjet në pozite i bajnë nji pyetje të nivelit 0.
– Po ç’ne ti që propozon për Rrikun? Ai asht i joni? (!!!)
Ai me qetësi qytetare e formim të plotë i thotë:
– Dakort, po pse tanë këtë kohë me që asht i jueji pse nuk u ra ndër mend? Po Rriku me sa di nuk asht antar i asnji partie, por asht qytetar i Shkodrës e i tanë Shqipnisë. Ai i ka dhan Shkodrës e tanë Shqipnisë dhe ia ka çue vlerat nepër botë shumë ma shumë se shumë prej disave që i kena dhanë titull.
Militantët dhe dritëshkurtërit nuk kishin çfarë me thanë por e pranuen këtë propozim nga nji njeri i opozitës 32 vjeçare. Po a mendoni se Shkodra ka vetem nji djalë si ai? Janë gjysma e ma shumë në atë grup qytetar të ndershëm e që e duen qytetin si unë. E atyne nuk iu dha shansi asnjiherë në 32 vjet me diftu se sa e si bajnë për Shkodrën.
Prandaj tham: Edhe nji qen rrugash me kenë që ban për Shkodrën e du dhe duhet me e provu se çfarë ban për Shkodrën, e jo ma Benet Becin, nji njeri i ndershëm dhe nji businessman që ka dhanë prova ndershmërie edhe atëherë kur ishit ju në pozitë.
Më thuej tash çfarë po humb nëse e provon nji herë? Minimumi hiqja vetes këtë dyshim që të ka fut në andrra të frikshme dhe dishron ma mir nji tmerr pa fund se nji fund të tmerrshëm.
Unë vazhdoj me e dashtë dhe do ta due Shkodrën. Kam shkrue kangë e poezi shumë për qytetin tem. Artistët dhe kompozitorët e tjerë gjithashtu. Por ma shumë kangë i jan thurë Shkodrës pas 2006- ës. Po i rreshtoj:
-Zonja Shkodër.
-Ah ky mall.
-Hymni Vllaznia.
-Biri yt.
-Mëkat me u m’plakë larg teje.
-Porsi ty nuk ka nji tjetër.
-S’ka ma mir me kenë shkodran.
-Jare (me artisten Mefarete Laze)
E shumë e shumë në të ardhmen. Cilën të duesh merre dhe asht kornizë në artin e Shkodrës! /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/