Duke pa turmën e njerëzve që e ndjekin, m’ çatrafilon qetësia personale dhe vendimi im që kurrë s’ e kam dhe s’ kam me e ndjek. Tuj pa morinë e jargavitjeve të shumë e shumë intelektualëve për këtë farsë mediatike të nivelit zh, që më duket krejt e kjart se asht krijue nga iluminati dhe New Order për me e pas ma të lehtë nesër turma që sot e ndjek, futjen në realitet të njerëzimit total në Big Brother society”, pra epilogun e vazhdimit të jetës në BB, nëse pas apokalipsit (që tashma ka fillue) dhe fatkeqësisht fiton 666-a, njerezimi do ti nënshtrohet Kabalës që në bashkësinë e iluminatit quhet vëllazërim, ku members (antarët) thërrasin njeni- tjetrin vëlla, dhe kur Kabala është “vëllai i madh” ose “grande fratello” apo “big brother”.
Kjo zhumile program televiziv që më ka marrë gjithsejt vetëm dy orë nga jeta jeme dikur, më vjen keq edhe kaq sa harxhova kohë me i shkruejt këta rreshta.
Dhe definicioni (përcaktimi) im personal për këtë virtual show asht:
Teorikisht BB është kur dihet gjithçka e nuk funksionon asgjë.
Praktikisht BB është kur gjithçka funksionon dhe askush nuk e di përse.
Ne kemi bá bashkë teorinë dhe praktikën (n’ kohën që harxhojm për BB krejt kot) ku asgjë nuk funksionon e askush nuk e di përse!
Postscriptum: Imagjino sa pak do të kishte ndjekës një “Small Brother” me super intelektualë të inkubuem?! /Nga Frederik Ndoci, publikuar në Facebook/