Gjynahet urbanistike kanë një datë shumë të hershme. Askush nuk e pyeti gjyshen time, (hakan, siç e thërrisnim të gjithë) për planin që do të na shkatërronte shtëpinë. Ndonjëherë vinte sekretari i Partisë së lagjes për ta ngacmuar të moshuarën 100 vjeçe.
– Po të ndryjmë në pallat, moj plakë, – qesëndiste sekretari.
– Allahu ju marroftë! Mua, jo, ishalla, – i përgjigjej hankoja.
Kështu, me prishjen drastike, sidomos të lagjeve përendimore të qytetit, filloi katastrofa urbane. Falë Zotit e kemi veç një libër, “Shkodra dhe motet”, që e dëshmon këtë transformim që shohim sot…
Ndër vite të gjithë ndihmuan shumë e pak me e ndryshue këtë qytet sipas interesave, sidomos personale.
Sekretari që banonte në të njëjtën rrugicë me ne, e shpëtoi shtëpinë e vet, por jo tonën. Sidoqofte, gjyshja dha shpirt në shtëpinë tonë private. /Nga Gëzim PUKA, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, publikuar në Facebook/