1.
Futbolli tashma i ka pushtu thuejse mbi 4 miliard njerëz, të cilet para ekranit po ndjekun nji kampionat mjaft simpatik… Vetë futbollistët me sjelljet e tyne sportive FAIRPLAY dhe mënyrën e kulturueme të respektit ndaj njeni- tjetrit po losin nji rol të madh me eduku njerëzit e sidomos rininë se si me u sjellë…
2.
Ndërkohë nuk mungojne as ekstremet… Kështu, Federata e futbollit te Austrise distancohet nga disa tifozë austriakë të cilët kanë hapë pankarta me shprehjet: DEFENT EUROPE. Kjo thirrje në dukje e parrezikshme, asht edhe slogani i të djathtës ekstreme IDENTITARËT që kërkon me mbyllë menjiherë kufijtë dhe me kthye emigrantët që nuk integrohen, nën termin e palezetshëm: REMIGRACION!
3.
Zgjidhja e UEFA-s e FIFA-s që sporti mos u përdorë për qëllime politike, asht nji zgjidhje me vend që nuk i lë hapësinë konflikteve, porse njerëzit përqendrohen te sporti. Ndërkaq, përdorimi i simboleve fetare PERSONALE nga disa futbollistë, si shenja e kryqit apo dua-ja islame, respektohen nga të gjithe si bindje personale, siç duhet me qenë edhe vetë BESIMI FETAR: PERSONAL E JO IMPONUES!
Sidomos në ekipet me përzimje fetare e dallon menjihëre tolerancën, kur sheh se si bajnë dua apo shenjën e kryqit dhe respektohen nga të gjithë…. Sikur edhe bota të merrte shembull në këtë rast nga fusha e blertë e futbollit!!!! /Nga Gjergj Jozef Kola, publikuar në Facebook/