Se kush e qeverisë Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve mjafton të bësh një analizë të thjeshtë:
Tiranë – Kukës 2 orë e 15 min
Tiranë – Vlorë 1 orë e 30 min
Tiranë – Korçë 3 orë
Tiranë – Shkodër 3 orë e 30 min
Politikanët shqiptarë i kanë alergji qytetet: Kanë ndërtuar rrugët që të lidhin me malësinë e Gjakovës, me malësinë e Skraparit, me malësinë e Kurveleshit e të Labërisë…
Ama rrugët që lidhin Tiranën me Korçën e me Shkodrën, pothuaj të vetmit qytete që ka vendi, janë për faqe të zezë. Por edhe të dalësh nga Tirana të duhet të paktën 1 orë…
Gjatë 8 viteve të fundit në rrugët e qarkut të Vlorës janë investuar 1.2 miliardë euro dhe në rrugët e qarkut Shkodër më pak se 40 milion euro…
E kuptoni tani kush na qeveris?! Katundarë qytetarofobë, rurale krahinorë, xhambazë turbofolk, anadollakë që mëngjes për mëngjes kanë të vetmin shqetësim: çfarë thonë për mua në fshatin tim…?
PS: I kujtoj deputetëve të Shkodrës që të mos harrojnë të plotësojnë formularin e deklarimit të dietave për Gushtin se kemi edhe Linditën me pushime…
Historia do ju mallkojë! /Nga Gjergj ZEFI, publikuar në Facebook/