Raportimi i sotëm (djeshëm) i drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ngre alarmin se sistemi politik i ngritur e ushqyer prej më shumë se 30 vjetësh, po përligj frikshëm antishtetin. Kjo klasë politike(elita politike)ka shitur çdo interes publik, tokat, detin, trashëgiminë, historinë, energjinë, porte, aeroporte, rrugë, male, kodra, sigurinë dhe shtetësinë.
Vetë strukturat e shtetit, të ngarkuara me ligj, jo vetëm që nuk denoncojnë vjedhjet e paligjshmërinë, por janë vetë të përfshirë si ujqër të uritur.
Fakti i thënë nga Z. Dumani se “hezitojmë të bashkëpunojmë me policinë e shtetit, drejtuesit e saj… për shkak të inkriminimit e dekonspirimit të tyre…”, si dhe heshtja e institucioneve tjera që duhet luftojnë e denoncojnë korrupsionin, ngrenë alarmin se shteti është në emergjencë, janë në rrezik siguria e rendi kushtetues.
Po sot përgjatë gjithë ditës, përkunder kësaj deklarate, që duhet kishte qënë çeshtje e vetme e ditës, pamë shfaqjen bajate të parlamentit, këtij institucioni tashmë të degraduar e vulgar, ku “ligjin” e bëjnë më “të fortët”, më të korruptuarit e sejcilës palë.
Amnistia për shkelësit e ligjit, aq më tepër për funksionarët publikë, janë akte të rënda korrupsioni politik, ku të përfshirë njësoj janë të gjitha palët.
Sot më shumë se kurrë Presidenti i Republikës duhet kishte mbledhur Komitetin e Sigurisë Kombëtare.
Shteti, Drejtësia e re, shpresa e shqiptarëve është në rrezik real. /Nga Gjokë JAKU, publikuar në Facebook/