Shoqëria jonë për shkak të politikave të dështuara dhe reformave të cunguara përballet sot me probleme që nuk marrin zgjidhje, por shtim të mbivendosjeve e përplasjeve në aspektin ligjor dhe institucional.
Po lihet pas dore në mënyrë të dukshme vëmendja ndaj të miturve. Në nivel europian tregohet se Shqipëria është tashmë në kryesimin e listës përsa i përket dhunës psikologjike dhe fizike mes adoleshentëve dhe alarmante është fakti që bullizmi i fëmijëve si djemtë dhe vajzat në shkollat tona po rritet vazhdimisht.
Beteja e humbur e shkollava, psikologëve, prindërve e politikës tregon që ne si shoqëri jemi në një krizë të pashmangshme në këtë drejtim. Shkollat nuk duhet të kthehen në “burgje”, por në vende, ku fëmija të ndihet i vlerësuar dhe respektuar.
Mungesa e respektit ndaj institucionit të shkollës është kthyer në një gangrenë, ndërsa dhuna nuk zgjidhet me dhunë sepse thjesht e ushqen dhe agravon fenomenin.
Bullizmi duhet të njihet si koncept sa më parë në Kodin Penal. /Nga Greta BARDELI GJONI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/