A thu mor duhet me dek???
Për me ta thanë sa i mirë ke ken.
Për me nxjerr në pah virtyte e vlera që pate.
Për tu kujtu sa bashkëpuntor i denjë ishe.
Për mu shpreh se ti ishe e ardhmja, ndërkohë që sot nuk të “vunë re”.
Për me la me lot krokodili plagën që me nofllat e tyne hapën.
Për me shit dhimbjen e rreme në “panairin e kotësive” .
Për me u shti ma njerzor e me statuse e fjalë ngushëllimi me mbush gropat që patën hap për me ra ti ndër to.
Për tu duk të dërrmum ndërkohë që shpejtojnë me pa e zanë ndonji vend që mund të kesh lan bosh.
E tek i kërkoj falje çdo loti që prej shpirtit doli , pyes rishatz hipokrizinë,
A thu mor duhet me dek ??? /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/