Do jem me 6 tetor !!! Do jem pavarësisht mosdakordësisë konceptuale me organizuesit, do jem sepse nuk dal dot nga vetja, do jem sepse mendoj se shumëçka për të mos thënë gjithshka nuk po shkon mbroth në këtë vend, do jem sepse jam kundërshtar i çdo “klike” perfshirë dhe atë që organizon protestën, do jem sepse ndjej dhe dua të jem…
Tek shkrojta, thashë e dëshmova se do jem, do ndaloj të shtjelloj dhe nja dy-tre të vërteta, (gjithmonë sipas “syve të mi”)!
Shumë statuse në rrjetet sociale sot i ” kerkonin llogari z. Lulzim Basha për mos reagimin ndaj burgosjes së z.Salianji, e në shumicën prej tyre z. Basha etiketohej si mosmirënjohës ndaj betejave që z.Salianji kish bërë për të!!! Për ata që zeherin e kanë të madh por memorien e vogël do sjell në kujtesë vetëm një fakt të pakundërshtueshëm!!!
Diku nga viti 2021 u ngrit nga Partia Demokratike një komision i cili do vlerësonte figurat e kandidatëve për deputetë, z. Salianji ishte nga ata individë që nga ky komision u gjykua si “i papërshtatshëm” për të qënë kandidat i PD! A më ndihmon kush nga lidershipi aktual i PD për arsyet e këtij vendimi?
Z. Basha pavarësisht vendimit të komisionit e ricikloi z. Salianji dhe e rikandidoi në zonën e sigurtë, pra de facto e rimandatoi? Pra z. Basha logjikisht nuk e kishte nën ‘hyqëm’ komisionin e vlerësimit! Ahere kush nuk e donte z. Salianji deputet? Si konseguencë logjike mendimi, kush është mosmirënjohësi ahere?
Përrallat me Nastradinë delirantë për protagonizëm mund ti hanë kalamajté, por burrat duhet ti bërtasin të vërtetat e tyre!
Do e mbyll me një postulat të një njeriu ku e ku më të mënçur se unë budallai:
– Shiko zonjë është shumë e thjeshtë, ju mësoj unë si të jeni e çmëndur. Mjafton ti çirrni në fytyrë të gjithëve të vërtetën. Askush nuk do ju besojë, e të gjithë do ju marrin për të çmëndur! Pirandello! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/