Përtej retorikës boshe të politikës baltosëse, përtej argumenteve jo bindës e të mbipërdorur prej tre dekadash nga të gjitha palët, me autobuzë administrate te mbushur plotë, dhe që kësaj radhe paskan thyer dhe kufinjtë ndërshtetërorë.
Takimi i Athinës mua më ngjalli emocion , e pse jo më mbarsi dhe me ca doza të shtuara krenarie.
Do të doja që edhe “zengjinët” jo të pakët opozitarë ti mbushnin dy apo tre autobuza kur protestojnë para Bashkisë apo Kryeministrisë, por kam frike se dhe me pagesë shpirtin opozitar nuk e ngjallin më kalbësirat e ricikluara në infinit…
Berisha mund të jetë shumicë brënda një pakice në shpërbërje, mundet që ca idhtarëve tu ngjalli akoma guxim, por bataku që e rrethon prej kohësh e të cilin nuk pati forcën ta largojë i rëndon si gurët në xhepat e të “mbyturit”.
Nëse nga takimi do kishte diçka që do kritikoja është protagonizmi i tepërt dhe i kudo-ndodhur i këtij Kryeministri.
J.L.Borges i përmbahej idesë se politikanët nuk duhet të jenë personazhe publike. Kjo si shkak i sjelljes së tyre, i personalitetit të tyre apo i vendimeve të gabuara që marrin përgjatë karrierës. Ata nuk duhet të jenë personazhe publike sepse nuk jane shëmbulli më i drejte i frymëzimit të publikut.
Dua ta mbyll këtë opinon mbi mbresat e takimit të Kryeministrit në kryeqytetin Helen duke iu drejtuar ca “miqve” ofiqarë opozitarë “fije-lidhur nën rrogoz e në terr” ekonomikisht me pushtetin të cilët do rendin të gjejnë tradhëtorin dhe tek ky shkrim i imi, në tentativë dhe me shpresën e kamuflimit të mëkateve të tyre ndër vite.
-” Njerëzit do të fillojnë tju urrejnë kur ta kuptojnë se nuk mund tju kontrollojnë më, mos e harroni këtë!” ( D.W) /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/