Isha nga ata që nuk doja fitoren e Benet Becit në Shkodër kjo si derivat i një amalgame arsyesh e ndjesish, përkatësi subjekti, indoktrinim se një perfaqësues i së majtës do ishte “kuçedra” e qytetit blu, statusi i prejardhjes sime nga familje e persekutuar, e mbi te gjitha prevalonte dhe afeksioni për kundërshtarin e tij, mik i vjetër e i dashur për mua.
Shkodranët thonë “nuk i thuhet derrit daje” por ama dhe dajës derr nuk shoh arsye pse i duhet thënë, tymnaja e karnavaleve akoma zezon qiellin e qytetit, unë jam nga ata që i gëzohen dhe ja njoh si vlerë organizimin dhe madhështinë e eventit, unë jam nga ata që ndjehem mirë kur kryeministri i vendit tim feston e viziton qytetin tim disa herë brënda pak muajve, ngazëllehem kur qyteti im brënda pak muajsh bëhet epiqëndër atraktive e mbledh me qindra e mijëra vizitorë, ndjehem dinjitoz kur hyrja e qytetit tim nuk më pret më me fasadad e pallateve të rrënuara nga koha por me dritat e ndriçimit led që reflektojnë qytetdashuri, e mbi të gjitha i jam mirënjohës që rruga “Bujar Bishanaku” tashmë jo vetëm tabelën treguese nuk e ka më të thyer, por ka pësuar dhe një rikonstruksion dhe transformim të plotë.
Burrērisht nuk doja dhe nuk dua që pushtetin vendor ta administronte e majta por po ashtu burrërisht ndjej të falenderoj cilindo që qytetin tim e bën më të bukur, më të mirë, më të jetueshëm. /Nga Hrris MURANA, publikuar në Facebook/