Tek binden përditë se aksionet po bien, të “bindurit” po pakësohen, lakenjtë nuk mjaftojnë, e të “kapurit” po kapen në tjetër “grep”… Kohët e fundit ka dalë e modës që ti bëhet thirrje guximit demokrat e dinjitetit njerëzor për revolucion, nën moton “kjo kastë nuk rrëzohet ndryshe”!
Si njeri që i ka bërë e vazhdon ti bëjë betejat e veta, do them dhe të vërtetat e mija…
Thirrje guximit e dinjitetit pse?
Që të luftojnë demokratët dhe të shpërdorojë Albana me motrat?
Që të sakrifikojnë demokratët dhe të fryhet Muli me shokë?
Që të martirizohen demokratët dhe të shëllehet kolltuqesh Tritani me vëllezër?
Që të vëllavriten demokratët dhe të rehabilitohet Gazi me deputetët ?
Foltorja vërtet zgjoi shpirtrat nën moton “pranojmë gabimet tona, nga sot meritokraci, dhe me primaret e famshme me paracaktim”, por doli të ish flakë kashte se premtimet i pat boshe…
Të babëziturit e pushtetit si shushunjat nuk ju ndanë rishtaz karrigeve…
E nëse i thërrisni dinjitetit e guximit të demokratëve për të larë mut me shurrë (ndjesë pa fund për zhargonin)??? Unë ju thërras boll pash të madhin Zot, boll se as prindërit nuk po gjejnë ma arsye për ti thanë pinjollëve mos ikni prej Shqipnie.
P. S Tani shfryni sa të doni në mua, por fjalëve e dini se smund ti hiqni as pikë e as presje… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/