Ka mot- mote që në faqen time shkruaj pa frikë atë që mendoj dhe si e mendoj, i madhi Umberto Eco pati thënë se mediat sociale i dhanë të njëjtēn hapësirë e mundësi shprehje “budallenjve” sikur dhe fituesve të çmimit Nobel.
Me modestinë e atij që në bindjen e vet gjykon se dijen e ka të “pakët” (pra është një prej budallenjve) në këtë shoqëri ku mbizotërojnë “gjithologët”, në shkrimet e mija gjithmonë jam munduar që mungesën e dijes ta “konturoj” me maturi, kujdes dhe etikë, kësisoj shpresoja të mos godisja “shpirtra të trazuar”.
Me ndonjë përjashtim të rrallë reagimet kanë qënë të moderuara dhe brënda kufinjve edhe kur kritikoja z. Basha si lider të mefshtë asokohe kur “turma e adhuronte”, dhe kur kundërshtoja doktor Berishën për betejën që në sytë e mi e çau si kurrë ndonjëhere Partinë Demokratike.
Deri dje, pas një shkrimi ku gjykoja sjelljen dhe veprimet e z Bardhi asnjëherë nuk me kish ndodhur që në inbox të merrja mesazhe intimiduese!!! I pari për hir të së vërtetës pavarësisht cilësimeve ndaj meje si, “takëmi juaj”, “bazhibozhukë”, “bëni të zgjuarin” etj, ishte brënda kontureve të bisedës me një “ithtar” dhe kësisoj e pranova pa “shpirtprishje”.
I dyti erdhi në orët e vona të natës, nga muri i një anonimi pa fytyrë e emër, më “këshillonte” që të rishihja qëndrimet e mija dhe ta mbyllja “squpin”…
Ky i fundit vërtet më la shije të hidhur.
Të dyve i dërgova nr. e cel, i sigurova që kam jetuar e jetoj me faqe të bardhë e sidomos pa frikë, ju them që mjafton një telefonatë e jam në gatishmëri të takoj këdo, kurdo.
Un gjykoj prandaj ekzistoj, nuk jam lake por qënie me logjikë që nuk do rresht kurrë së brituri të vërtetat e mija…
P.S. Erdhi dita që në PD-në që kam larë me gjak e sakrifica çapaçulat të më urdhërojnë ta mbyll “squpin”… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/