Idhullizimi i simboleve dhe mitizimi i individëve padiskutim qê filozofikisht qëndron në kundërshti të plotë me demokracinë.
Sqaruar sa më sipër duhet thënë, biles duhet klithur që standartet e dyfishta në qëndrim ose thënë më zbutur mungesa e konseguencës nuk i bën nder një lideri apo mē gjërë lidershipit të një subjekti politik.
Tek ndahej, copëtohej biles shkërrmoqej PD nga mbajtësit e përkohshëm të vulēs e simboleve (një ndër ta dhe unë) deklamohej me patos se ku ishin simbolet ishte ligjshmëria dhe se demokratët duhet të mblidheshin rreth saj. Sot “vulëhumbur” në përpëlitje psherëtijnë se vula spaskërkësh rëndësi, ca të tjerë rendin të premtojnë “besnikëri” pa kushte, si shëmbëlltyra të modelit që gjasme do luftonin.
Kujtoni se mbaruan?!
Ca te tjerë tek ruhen të mos ndosin këpucët me baltë, shpresëhumbur po tentojnë ti bashkohen shpresëhumburve të parë që “ylberin” patën kaluar ca më heret…
Ka ca të tjerë qe këmbët iu hedhin valle e koka nuk ju di ça festojnë, por ka dhe të tjerë si unë, e jam i bindur që nuk janë pak, që Berishën kurrë nuk e panë si gogol dhe as Bashën nuk e shohin si idhull, por që dënojnë dhe përbuzin despotizmin partiak e nuk pajtohen me të kudo që ai ngre krye.
Ndjej se nuk do ta kaloj “ylberin” e kjo jo për shkak të atij që shumë syresh e kanë demonizuar si “gogoli non grata”, por për shkak të shumë prej vartësve të tij të vetëshpallur e të pazgjedhur bajraktarë apo bajraktaresha të PD të cilët shumica e demokratëve qofshin të asaj apo kësaj anë nuk i honeps dot. /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/