Kokalari foli. Përtej qëllimeve të saj, sa më përket aspak parimore, kutërbimi i procesit zgjedhor shpon hundët dhe të mendosh që u trumpetua si vetë-pastrim. Ajo garanton se ka provat që procesi ishte i manipuluar. Prova të shtëna në dorë si njeri i brendshëm i Rithemelimit, por me betimin se nuk do i përdorte kurrë…
‘Remineshencë’, Paloka tek deklaronte prekjen e votave në favor të Bashës, përballjet qesharake Rama vs Lakrorit, Berisha vs Elezit, e në këto 30 vite të tilla parodi bajate janë shfaqur sa herë janë zhvilluar zgjedhje brenda subjeketeve politike, zgjedhjet vendore apo parlamentare.
Kolera e sistemit politik shqiptar, shpaloset me të gjithë pafytyrësinë e vet. Vox Populi prej 30 vitesh nuk ekziston më. Ky nuk është opinion apo hamendësim, por një fakt i pakontestueshëm.
Kriza e autoritetit politik është e dukshme. Sovrani përditë e më shumë bindet se kjo elitë politike është e pazonja të përgatisë vendin për përballjet ndaj sfidave epokale që na presin.
Duhet hapur! Jo! Duhet shpërthyer Kutia e Pandorës!
Duhen bërtitur të vërtetat!
Vota nuk vendos më!
Vendos establishment sipas shkallës të servilizmit dhe të bindjes së verbër.
E pra ne s’paskemi zgjedhur kurrë. Ne s’qenkemi qeverisur kurrë, as brenda sinoreve tona politike ne s’paskemi zërin tonë. Fraza “Ju votoni se ne numërojmë” si shpata e Demokleut prej 3 dekadash na rri mbi kokë ne shqiptarëve të mjerë.
Ka disa kohë që shfaq pesimizën në atë cfarë ndaj me Ju, por e kam thirrje shpirti. Bataku 30 vjecar po na bën të dalim nga boshti ideologjik. Lemeri, ne të djathtët në gen e tradita që shprehemi si revolucionarë dhe klithim për përmbysje klasash.
E dhimbshme!
Nuk kam zgjidhje të gatshme, por absolutisht që ndryshim duhet! Kthehuni tek vota e lirë, shenjtërimi i saj është fillesa dhe gjithcka e mirë vjen pas kësaj! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/