Klasa sunduese qëllimisht e ka kthyer gjuhën juridike në gjuhë të pakuptueshme për masën, ky artific ka ndihmuar e vazhdon të shpëtojë të korruptuarit, perfitues të të mirave publike të kalojnë lumin pa u “lagur”, padyshim duke u mbështetur dhe shërbyer dhe nga juristo-avokatë të paskrupuj të cilët gjejnë të “çarat” në sistem…
Kjo më së pari është shkelje e të drejtës së qytetarëve për të njohur ligjet, e për rrjedhojë cenim i pushtetit të sovranit, po pikerisht cënim sepse dija (informacioni) është pushtet.
Parimi i postulatit: “Të barabarte para ligjit”, postulat që sanksionohet dhe në Kushtetutën e Republikës, prej kohësh ka rënë dhe është zëvëndësuar me ligjin e “shkopit të Maliqit”, kur them prej kohësh nënkuptoj 30 e kusur vite pseudo-demokraci.
Janë ndërmarrë nisma ligjore që rezultuan katastrofike për ardhmërinë, si ligji 7501, ky ligj u justifikua asokohe si i marrë nën presionin e “shumicës rurale” dhe emocionet e momentit dhe jo me racionalitet, mëndje të ftohtë apo mbi parashikime rrjedhojash në kohë…, fakt është se nga ai “faj” i atëhershëm “investitorë strategjikë” po grabisin e tjetërsojnë pronat publike dhe private dhe sot e kësaj dite…
Qeveria e majtë revanshit të drejtësisë së shumëpritur po mundohet ti “veshi” ngjyrat e saj, dhe fjalimi Kryeministror në Kongresin e Partisë Socialiste ishte e fundmja nga tentativat për ta servirur publikisht si vullnet të partisë në pushtet pavarësinë e gjyqësorit …
Ku çedon realiteti me propagandën e pushtetit ???
Përtej postulatit Kushtetues “të barabartë para ligjit” kush pranon të veshi një “kostum” shtetari apo funksionari publik merr përsipër ta kryej detyrën piksëpari me “ndershmëri”, kësioj nuk mjafton vetëm justifikimi i rëndomtë “cilin ligj kam shkelur” (justifikim që po përdor dhe një nga ish ministrat pas hekurave), por duhet të shihet dhe nderi i cënuar nga pervetsimi i publikes nga shtetari apo të tretë si rezultat i veprimeve apo mos veprimeve të tija…, dhe kur kjo e fundit ka gjasa të ketë ndodhur, më së paku duhej të vinte dorëhqja ose shkarkimi i parevokueshëm.
Sa më rezulton, në asnjë rast kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi kemi një Kryeminister i cili të gjithë sa janë sot pas hekurave i ka marrë nën mbrojtje deri në momentin që pamundësia e të mbuluarit të “diellit me shoshë” e ka detyruar ti flaki tej, nën slloganin e “fajit individual”…
Inkurajoj drejtësinë (për aq sa mundet një zë i lirë) të vazhdojë e thellojë hapat e ndërmarrë me shpresën e madhe se dikur antiligjit në Atdheun tim do i vijë fundi. TË GJITHË TË BARABARTË PËRBALLË LIGJIT !!! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/