Ky qerthull vicioz që na tall, na menderos e na sakatos prej tetë e kusur dekadash… Sot tek dëgjoja folësit, shikoja imazhet e lexoja titrat e edicioneve informative mu kujtua skeçi që u rrembeu të qeshura pa fund shqiptarëve në fillim vitet e demokracisë, trama sillej rreth personazhit kryesor, “gruas së përdalë” e cila pasi “rrëfehej” tek zyra e sekretarit, ky i fundit me “bekimin” e partisë ja hiqte “njollën”…
Krahëkëputur në qoshe të divanit tek “qeshja nga dhimbja” mu kujtua Genci, Tritani e Gaz Bardhi, jo më pak dhimbje e të qeshura pata kur lexova deklaratën e “Harkut Opozitar Euro-Atlantik” pjesmarrësit përbetoheshin për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e unë zgurdulloja sytë tek shihja ca syresh nga përbetuesit…
E loja vazhdon, po je me ne je i kristalte, e në je kundër i njollosur do jesh… Si mund të tallesh kaq “egër” me sovranin !!! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/