Po dhe unë ndjej sadisfaksion që Lulzim Basha përtej thashethemit me dosje të hapura e kaloi oqeanin dhe po bên takime në USA, por ndonëse e di që vazhdimi i statusit në realitetin Shqiptar krijon “hatërmbetje” nuk mund të rri pa rithënë atë që prej kohësh përsëris:
Do mjaftonte që këtë lajm ta ndante media, shoqëria jonë pavarësisht preferencave ndaj emrave të përveçshëm duhet të shkëputet nga himnizimi, ne luftuam që të rrëzonim kultin e individit, opozita është më shumë se Lulzim Basha, Sali Berisha apo kushdo qoftë individi, opozita janë parimet, opozita jemi ne, opozita është institucion.
Unë kam zgjedhur krahêmbajtje sepse vërtet e gjykoj më të mirën për Partinë Demokratike dhe jo si idhtar apo delfin i dikujt…
Më ndjeni miq që ndani me mua llogoren por ndoshta jo idetë, unë jam çfarë mendoj, nuk kam turp nga konseguenca e qëndrimeve të mija, besoj se përhera më keni degjuar të flas atë që mendoj e quaj të drejtë, ndaj ndoshta skam pasur qasje dhe te ofiqet partiako-politike.
Ndoshta po të kisha votuar rilindjen në 2013, të mendoja se zgjidhja për Shqipërinë ishte “LIBRA” në 2016, dhe ti kërkoja llogari e të ironizoja Tironsit pse nuk dalin në protesta në 2022 do isha la e më la…por jam budallai i 1990 që akoma beson tek idealizma e klith LIRI-DEMOKRACI. /Nga Harris MURANA, kryetar i Shoqatës “2 Prill 1991″/