Në prejardhje, në traditë, në pësim e vuajtje ahere e sot, e ndjej në lëkurë e jam në shpirt e zemër demokrat!!!
Gjithsesi shkelmimi i një tufe lule apo i një kurore vendosur me respekt e “ndroje” mbi një përmendore më duket si dje dhe sot absurd dhe antinjerëzor, kjo bëhet dhe më e rëndë kur ndodh në ato nahije ku ligj mbi ligjet ka qënë Kanuni e ku burrëria e të zotëve të atyre kullave krenare ka shku aq larg sa në besë kan mbajtë dhe gjaksin brënda e me bukën e tyre në ‘strajcë’ e kanë përcjellë deri në kufi të katunit për tu siguru që nuk do e gjente e keqja e ti ngelte marrja te pragu.
E hidhur dhe duartrokitja e ca të tjerëve sehirxhinj të aktit, nëse ca eksponentë periferik subjektesh politike mendojnë se do fitojnë pikë në “qëndër” e ndërsejnë fatkeqë që kanë dhimbjen e njerëzve të vrarë dekada ma parë, kam frikë se akte të tilla janë si bumerangu e përkthehen në vota qytetarie kundra. /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/