8 km rrugë që gjatë verës bëhen për 2 orë. Filloi si projekt në vitin 2018 dhe duhej të përfundonte në vitin 2021, por akoma vazhdojmë të presim, akoma nuk është hedhur lopata e parë. Ndërtim dhe mirëmbajtje për 17 km u firmosën 256 milion euro, ndërkohë që BE me standartet europiane të njëjtën gjë e ka parashikuar me 147 mililion euro, në kuadër të autostradës Adriatiko-Joniane. Pra, 109 milion euro më tepër për të njëjtën rrugë.
Për tu kujtuar: Në vitin 2019 zv/kryeministri Braçe e pat thënë që koncesioni nuk do bëhet pasi koncesionari nuk i është përgjigjur kontratës. Në tetor të vitit 2021 vetë ministrja Balluku,në Komisionin e Aktiviteteve Prodhuese, deklaroi që në mars të 2022 punimet do të fillonin patjetër. Jemi në tetor 2022 dhe përveç inagurimit periodik të fillimit të punimve që nuk fillojnë asnjëherë nuk ka asnjë zhvillim.
Qytetarët do presin edhe të paktën 4 vite të tjera në mënyrë që mos të jenë të detyruar të shpenzojnë 2 orë kohë për 8 km rrugë, apo më keq akoma mos të ndërmarrin fare rrugën e Veriut.
Saga abuziviste e oligarkut të qeverisë vazhdon. Jo më larg se para disa ditëve prokuroria ka filluar hetimin për po të njëjtin oligark, pasi dyshohet se me ndihmesën e pakursyer të një ish- ministreje të qeverisë Rama ka përfituar me dhjetra miliona Euro, proçedurë e tëra me dokumentacion të fallcifikuar në një prokurorim publik të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Kujtojmë:
Në parlament, ditën enjte, ministrja Balluku duke dashur të justifikohej për mosfillimin e punimeve, tha se ky oligark nuk ka mundur dot në këto 4 vite të gjente financim për punimet që duhej të kryente, (kredi në banka) kështu do të ndodhë derisa gjeni oligarkë të lidhur me ju, të cilët nuk kanë kapacitetet e duhura për të ndërtuar dhe ndërkohë për çudi i jepni PPP. Ky është skandali i rradhës!
Oligarkut në fjalë ju dha koncesioni pikërisht pasi duhej të kishte kapacitetet, ekspertizën dhe financimet e veta për të kryer punimet. Ndërsa sot del qartazi që nuk ka asnjërën e astjetrën.
Fiton një tendër me dokumentacion të fallcifikuar në Kardhiq-Delvine, e në të njëtën kohë ka 4 vite që shkon nëpër banka për të gjetur financime pasi nuk i disponon vetë. Çudit nuk kanë të ndalur.
Por, çfarë ndodh ndërkohë me banorët e veriut dhe turistët e shumtë që duan të frekuentojnë destinacionet në Veri të Shqipëris? Qeveria shqiptare a ka një përgjigje për këtë situatë të paprecedent, me gjasa do u duhet që edhe për të paktën 4 vitet e ardhshme të “djeresijn” për të shkuar gjatë verës në Veri?
Fatkeqësisht, shihet qartazi se të presësh sot nga kryeministri Rama të bëjë rrugën Milot-Balldren me këto klientë qeveritarë që fitojnë tendera dhe koncesione miliona euro me letra të fallcifikuara, pasi nuk përmbushin kriteret për tu përzgjedhur, është njëlloj si ajo shprehja “prit gomar të mbijë barë”. /Nga deputeti i Shkodrës Helidon BUSHATI, publikuar në Facebbok/