Nuk ka krizë energjitike, pasi krizë ka kur mungon një produkt i caktuar në treg, sot energji elektrike ka në treg dhe me çmim më të lirë sesa blen qeveria shqiptare.
Sot kemi të bëjmë me një krizë për shkak të korrupsionit dhe menaxhimit të sektorit energjitik. Shifrat dhe faktet janë kokforta!
Në 2016 u përgatit plani 5 vjeçar i rimëkembjes energjitike. U aprovuan edhe 100 milion euro kredi nga Banka Botërore për të rimëkëmbur sektorin energjitik. Një ndër parametrat që duheshin përmirësuar ishte niveli i humbjeve, i cili sipas tabelës bashkëlidhur marrëveshjes dhe votuar nga parlamenti shqiptar, duhej që në vitin 2020 të ishte 16%.
Në fakt nuk u investuan vetëm 100 milion euro të Bankës Botërore, por edhe 550 milion euro të tjera, pra në total 650 milion euro!! Por çfare ndodhi?!
Sot në vitin 2022 humbjet e raportuara nga qeveria zyrtarisht jane 25%, por padyshim që ato reale jane shume më të larta.
Është rast unik dhe paradoksal që ka një strategji dhe paguhen 650 milion euro për të ulur humbjet në rrjet, ndërsa ato rriten me të paktën 11%.
Që të jem më i qartë, pra nga 16 % deri në vitin 2020, zyrtarisht humbjet në vitin 2022 arrijnë në 25 %.
Prandaj kriza në vendin tonë ka vetëm një origjinë, abuzimin dhe keqeverisjen!
Jo vetëm kaq, është krizë qeveritare pasi sot, me gjithë faljet e vitit 2018, borxhet e institucioneve buxhetore ndaj OSHEE-së janë 100 milion euro më tepër sesa niveli i borxhit që këto institucione kishin në vitin 2013.
Për fatura me disa mijëra lek u burgosen si në asnjë vend tjetër qytetarët duke i çuar edhe në vetvrasje, ndërsa instiucionet e vendit tonë kanë 100 milion euro borxh dhe askush nuk mban përgjegjësi. Si është e mundur?!
Madje edhe drejtori në varsësi drejtpërdrejt të kryeministrit janë debitor ndaj OSHEE-së. Një fakt tjeter ka të beje me liberalizmin e tregut!
Në vitin 2015, parlamenti miratoi një ligj të ri të energjisë që parashikonte modelin e tregut të liberalizuar si dhe afatet e liberalizimit. Si në drejtim të ndarjes së operatorëve të tregut ashtu edhe në krijimin e bursës dhe elemente të tjerë përbërës të tregut. Po çfarë ndodhi?
Me VKM të ndryshme qeveria shtyn me vite të tëra afatet, pra ligjit i mbivendoset VKM, me pak fjalë vullnetit të parlamentit i mbivendoset vullneti qeveritar.
Sot tregu është akoma më i centralizuar ndërsa bursa është në projektet 3D, të kryemisnitrit Rama.
Tabloja është e qartë për të gjithë ato që duan të kuptojnë situatën e vërtetë; kriza ka vetëm emrin e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë qeveritare! /Nga deputeti i Shkodrës Helidon BUSHATI, publikuar në Facebook/