Në filllim të viteve 70′ sekretare e partisë në Teatrin Popullor, ishte Teto Polikseni- Violeta Manushi. Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretari i parë i Komiteti Partisë Tiranë, kishte shkuar në teatër për problemet e artit.
Merr fjalën aktorja Behije Çela Levonja, e cila i thotë: “Shoku Manush, këtu në Teatër, puna osht bo, që kush rri nën dardhë i ha koqet dardhës, ne nuk ka rëndësi a je a po jo i aftë talentum a puntor, veç rri n’ bythë të dardhës, shoku Manush, dhe rruj koqet! Të talentumit ne puntorët hanë goricat.”
Kërcen në këmbe nga karrigia Teto Ollga që ishte në podium me shokun Manush.
– Shoku Manush, shoqja Behije, i ka manifestuar vazhdimisht këto shfaqje te huaja me një gjuhë banale, por sot, ajo, shkeli rëndë në normat dhe moralin tonë si artistë dhe ndihmës të partisë, që na edukon dhe na vlerëson për punën tonë në shërbim të partisë. Unë mendoj, si organizatë partie duhet të marrim masa për shoqen Behije, që na e bëri partinë dardhë, dhe ne artistëve që rrimë presim koqkat.
Shoku Manush i dha fjalën shoqes Behije për autokritikë.Behija u përgjigj:
– Shoku Manush, unë as e bona partinë dardhë dhe as shoqes Violeta nuk i thashë që ha koqka. Ne tironcit frutave nuk i thomi, as kokërr e as koqka shoku Manush, po koqe. Shoqja Violetë, ma mirë të shikojë si të bojmë na i shfaqje të bukur që të kënoqim ketë milet që ti qesh pak buza, se rri ne merret me koqkat e dardhës. Nashti më falni shoku Manush, se unë duhet të shkoj se kom harru gjellën n’ zjerm ke shpia ne po me nizet shpija flakë, ne masanej veç të mbledh koqkat që do i teprojnë Violetës.
Mbledhja u prish. Shoku Manush e mbylli mbledhjen për ta vazhduar njëherë tjetër por pa prezencën e shoqes Behije. /Nga Ilir DEMALIA, publikuar në Facebook/