Lajm i ri nga FSHF- ja! Si do të akordohen penalltitë në sezonet e ardhshme futbollistike (me pak humor).
Duke pare që penalltitë po bëhen burim i polemikave dhe burim frikë për arbitrat FSHF do marri këto masa për të lehtësuar punën e arbitrit dhe që arbitri mos të jetë i vetmi përgjegjës për akordimin apo rrefuzimin e penalltisë.
Në momentin që ka dyshim penalltie, do të ndalet loja dhe nga tribuna do të zbrese që të konsultohen me arbitrin kryesor organet përkatëse si më poshtë:
1.Kryeministri
2.Ministri i Mbrojtjes dhe i Drejtësisë
3.Kryetari i Bashkisë së qytetit
4.Përfaqësuesit e religjoneve muslimane, katolike, ortodokse
5.Gjysma e tifozëve do të konsultohen direkt në fushë a janë apo s’ janë dakort. Gjysma tjetër do të furnizohen me farë luledielli që mos të mërziten.
6.Do të mbushen formulart nga të dy palët e skuadrave të firmosur nga dy kapitenët dhe do të dërgohen në parlament për miratim.
7.VAR të konsultohet prej kryetarit të federatës dhe biznesmenëve.
Kështu që të gjithe janë të kenaqur, gjithkush merr hisen e vet dhe loja mund të zgjasë rreth 4- 5 ditë ose një javë më pas shans e me ra tan’ dakort.
Kampionati zgjat 3 deri në 4 vjet dhe futbollistët mbarojnë karrierën rreth 55 – 60 vjeça. Kupa e Republikës do luhet një herë në pesë vjet në mungesë kohe.
Amerika dhe Rusia për momentin vetëm do vëzhgojnë. Turqia do ndërhyjë vetëm në raste faullash të rënda. Kina për momentin asht e xanun me shpikje të reja pandemie, i asht ba ftesa por për momentin nuk don me u përzi.
8.Pika e fundit, bilbili i arbitrit do të ketë të gjitha ngjyrat e partive politike dhe do të jetë zoti Braçe që do të japi urdhërin e penalltisë i cili do të jetë i detyruar të hypë mbi shtyllë transversale që lojtaret të mund ta shohin, sepse me ba me ndej në fushë ka mundësi që ndonjë lojtar ja fut shkelm bëtheve tu kujtu se asht topi.
E firmosur nga NATO. /Nga Ilir KEPA, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares, publikuar në Facebook/