Nga Ilir KEPA,
ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares
Duke njohur talentin e futbollit shqiptar, të madhin, legjendën, të pakrahasueshmin në fushën e futbollit, Sabah Bizi, pata fatin ta kem trajner me Shpresat kur kisha jo ma shumë se 18 vjeç. E pau që talenti im duhej shoqëru me ngarkesa fizike dhe ma tepër psikologjike duke përballu çdo lloj agresiviteti ose ndërhymje të kundershtarëve, një ditë prej ditësh vendosi të bënte një stërvitje personale më mu në markazh individual kundër meje. Dhe këtë mbas stërvitjes kur të gjithe ekipi po bante dush.
I madhi Bizi, kundër nji çurraveci që nuk peshoja as 65 kile në kandar. Pastaj filloi ta bante këtë punë çdo stërvitje, të duroja çdo agresivitet, më mesoi si ta mbroja topin, më mesoi si të vendosja kembët në mbrojtjen e topit, më mesoi si të mos bija viktimë e agresivitetit, mos të bahesha nervoz, të duroja bërryla, shqelma, të shame, ofendime etj.
Kur i kujtoj ato momente, më duket sikur andërroj akoma por në të vertetë kanë kenë reale. Me forcoi, më pergatiti të jem gati për ekipin e parë dhe unë kurrë nuk e falenderova për të miren që më bani.
Sabahi mund të mos i kujtoje këto por unë nuk do ti harroj kurrë e për jetë sepse janë ngulitë në mendjen teme, në mendjen e nji të riut që ëndërronte të luante futboll.
Sot me këtë shkrim, du me e falenderu, me e përqafu dhe me i kërku falje nga zemra dhe me i thanë një faleminders të pafund se me të vërtetë ke kenë dhe do të jesh nderi i Shkodrës dhe i Kombit.
Të perqafoj dhe ta puthi faqen Sabah Bizi!