Kjo puna e korona virusit eshte ai ajo e 28 mije dêshmoreve ne vitet e komunizmit. Aty nga fundi i viteve ’80 kur regjimit po i vinte fundi, nisen te lekundeshin edhe kolonat e propagandes dhe mendjet e njerezve po zgjoheshin. Fillova dhe une si nje adoleshent te dyshoj per ate shifer hiperbolike prej 28 mije njerezish qe ishin vrâre gjate luftes se dyte boterore.
Dyshimi me çoi drejt vârrezave te dêshmoreve. Dyshimet e mia po vertetoheshin. Numerova diku te 160 -170 vârre. Nisa te bej shumezimin me 26 rrethe qe kishte Shqiperia e asaj kohe dhe me dilnin jo me shume se 5000. Mungonin shume.
Megjithate vendosa te bej edhe nje “kerkim” tjeter. Nisa te pyes shok e te njohur nese kane ndonje dêshmor ne fis. Te gjithe pergjigjeshin “jo”.
Te njejtin “pyetesor” po zhvilloj prej javesh tani, por kete here per korona virusin. Po pyes miq e te njohur nese njohin nga afer ndonje te prekur nga Covid-19. Rezultati: 99% nuk njohin asnje ne menyre te drejtperdrejte.
Por le ta bej te qarte: Gjithe sa shpreha me siper, nuk injoron kujdesin qe duhet treguar, tek e fundit si ne cdo kohe, ndaj viruseve apo semundjeve te tjera te transmetueshme. Por ceshtja eshte se a ja vlente gjithe ky lock down ?
Ndoshta nuk do e mesojme kurre, sic nuk mesuam kurre se cfare ne te vertete ndodhi ne 11 shtator te 2001 kur bota qe njihnim pesoi ndryshimin e pare renjesor. Ky eshte i dyti. /Nga Ilir PAÇO/