Minia ishte nga katundi Baldushk i Tiranës. Kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësorë dhe punonte si ndihmës mjekë në ambulancën e fshatit të saj.
Shquhej për sjelljen plot mirësi, me këdo që i binte rasti ta takonte. Bashkëfshatarët thoshin se Minia të shëron më shume me fjalët, se me ilaçe. Një vajzë e qeshur dhe e bukur që sillte miresi.
Mina ishte e fejuar (emrin e të fejuarit nuk po e them, për respekt të tij dhe familjes që ka krijuar pas vitve 90) dhe kishte prerë ditën e martesës. I fejuari i saj punonte në Metarlugjikun e Elbasanit. Inxhinier i lartë tek Metralugjiku ka qenë Nuri Hasa (babai i Endri Hasës dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit).
Asaj nuk i shkonte kurrë ndërmend, se bukuria do ta merrte në qafë. Nuri Hasa së bashku me Sigurimin e Shtetit, po i përgatiste kurthin, për ta asgjësuar në lulen e rinisë. Kjo vinte jo për ndonjë arsye madhore. Thjesht, Nuriu dhe Nurinjtë e Sigurimit donin të shfrynin epshet seksuale. Pasi Mina i kishte refuzuar disa herë.
Dhe bam u gjet!!!
Barërat e helmuara të livadheve të Baldushkut, shkaktuan atë vit ngordhjen e disa lopëve të kooperativës. U dha alarmi, nga instancat më të ulëta, deri në Komitetin Qendror të Partisë famëkeqe. U lëshua urdhri: “Të zbulohet dora armiqësore dhe të goditet pa mëshirë”.
Midis të piketuarave për kurban, u shënua edhe emri i Mines 20- vjeçare. U vendos që ajo të arrestohej ditën e martesës. Kështu goditej shpirti i dlirtë i saj dhe i gjithë pjesëmarrësve në dasëm.
Taksia e zbukuruar me fjongo të kuqe, u zëvendësua me “Gaz”-in ogurzi të Sigurimit. Në vend të duvakut të nusërisë, i veshën një thes të zi plastmasi. I hoqën byzylykun e martesës dhe i vunë prangat e hekurta.
10 ditë më vonë i fejuari i Minas, me urdhër të Dhimitër Boçit (babait të Luciano Boçit) u hoq nga puna dhe u dëgrua në koperativat e Shtermenit (fshat afër Cërrikut). 4 muaj më vonë do arrestoheshe për agjitacion e propogandë. Do dënohej 20 vjet.
Ndërkohë, Mines në hetuesi, i kërkuan të pranonte, se u kishte dhënë “armiqve” helme për të helmuar lopët, paçka se në ambulance, kishte pasur vetëm jod dhe aspirina. E kërcënonin të pranonte atë që i kërkonin për ndryshe….! Verr topuz!
Minia i firmoste proces- verbalet pa i lexuar. Edhe sikur t’i lexonte, përsëri do t’i firmoste, se e dinte çdo ta priste po të mos pranonte. Për tetë muaj që qëndroi në qelitë e hetuesisë, u bë kockë e lekurë. Aq shumë u tjetërsua, sa edhe njerëzit e afërm të saj, nuk e njohën ditën e parë të gjyqit. E dënuan me 20 vjet burgim. Nuk reagoi aspak kur u bë pretenca dhe iu lexua dënimi.
Ajo ishte e shokuar dhe i dukej sikur shikonte një ëndërr të llahtarshme, me sy hapur. E dërguan në kampin- burg të Kosovës së Lushnjës. Pas disa muajsh ajo vdiq pa u vizituar nga asnjë mjek. Në çastet e fundit, iu lut shoqeve që ta varrosnin të veshur nuse. Ato bënë të pamundurën dhe ia plotësuan amanetin.
Në një ditë të bukur maji të vitit 1979, trupin e pajetë të Mines, e nxorrën nga porta e kampit- burg për ta varrosur në varrin pa emër. Një histori që preku në shpirt shumë veta, si një vajzë e pafajshme iku botën tjetër e veshur me vello të bardhë.
Sot i biri i Nuriut është me Lulin dhe na jep leksione demokracie. Ndërsa i biri Dhimitrit është me Saliun, përveç leksioneve për demokracinë flet dhe për byrekët.