Me që tollovia e zgjedhjeve mbaroi dhe si përfundim dallohen qartë kush janë fituesit, kush janë ato që do donin të fitonin e kush janë ato që pandehin se kanë fituar këtë na e japin shumë kollaj rrezultatet e zgjedhjeve.
Unë si individ këto zgjedhje jam përpjekur ti trajtoj duke u orientuar drejt administrimit të qytetit dhe asgjë më shumë. Normalisht zgjedhjet bashkiake si në çdo vend tjetër në fakt duhet të jenë të depolitizuara dhe të krijuara tërësisht nga inisiativa lokale qytetare. Siç duket shqiptaret vdesin për pak politike dhe fituesit e pandehur ishin katalizatorët e politizimt të ktyre zgjedhjeve, ja arritën ti politizojnë zgjedhjet por sa arritën të fitojnë?!
Me këtë arsyetim me që zgjedhjet ishin Politike athere numrat duhet të ishin të përafërt me numrat që dolën në bashkitë përkatëse në zgjedhjet e vjetshme. Si përfundim duke mbledhur votat e PD dhe SHL në raport me PD të vjetshme me rrezulton se në Bashkinë Durrës kemi humbur rreth 36% të elektoratit tonë ose 15600 vota, në Shkodër kemi humbur rreth 8 % të elektoratit, në Dibër dhe në Vorë kemi humbur rreth 35% të elektoratit dhe po ashtu në Lushnje dhe Rrogozhinë kemi humbur rreth 12% të elektoratit, këtu pa përfshirë fare sa vota të LSI janë futur në thesin e SHL që do të thotë se humbja e elektoratit është edhe më drastike.
Shkodra i vetmi rast ku rrezultatet e dy viteve janë të përafërta për PD, është e vetmja bashki ku LSI është një force e vogël por qënësishëm më e madhe dhe më me ndikim se në bashkitë e tjera. LSI në vitin 2021 në Bashkinë Shkodër ka patur 7880 vota, logjika të çon që LSI në Shkodër rreth 1/3 e këtyre votave e mbledh kur i duhet pa çuar shumë pluhur. Me këtë logjikë në Shkodër humbja reale e elektoratit të PD shkon në rreth 17% që nuk është pak.
Me sa duket fituesi apo humbësi në këto zgjedhje ishte shumë më shumë i lidhur me vendin e dytë se sa me të parin. Gjithsesi kështu siç jemi e kuptoni që do qendroni në opozitë të përjetshme dhe kjo shkon për ato pragmatistat e mëdhenj që ishin të prirur drejt fitores. Me anë të linçimit fyerjeve dhe sharjeve facebook-jane gjithashtu kuptoni që nuk do arrini ta absorboni njëri- tjetrin. Ata që janë të urtë thjeshtë nuk denjojnë të flasin për “kundërshtarët” sepse deri dje ishin miqt që ndanin të njejtën forcë poltike e me shumë gjasë edhe në të ardhmen. /Nga Imeldi SOKOLI, publikuar në Facebook/