Të dashtun politikë- arrnues, parandalimi dhe menaxhimi i përmbytjeve duhet të jetë axhenda juaj e përditshme politike dhe kërkesa juaj e përditshme ndaj hierarkisë lart jush në institucione.
Pëmbytjet nuk mund të jenë subjekt i kacafytjeve tuaja mediatike ndërmjet njeni-tjetrit për llogaritë tuaja politike, në momentet kur kjo dukuri ndodh.
Kur ndodhin të tilla evente natyrore me një frekuencë të zakonshme 1 herë në 2 vite ju thjeshtë duhet të heshtni sepse kjo tregon që keni deshtu me sukses në gritjen e këtij problemi.
Foto e datës 12 Shkurt 2021 e shkrepur gjatë inspektimeve në terren. /Nga Imeldi SOKOLI, publikuar në Facebook/