Në Shqipëri ndodhen disa nga zonat me ajrin më të ndotur në Europë, deri në katër fish më shumë sesa e lejon kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo rezulton nga një studim i bërë në të gjithë kontinentin (me përjashtim të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi) nga e përditshmja prestigjoze Britanike, The Guardian.
Nga ana tjetër ulja e ndotjes së ajrit ka qenë një nga premtimet kryesore të qeverisë aktuale që prej marrjes së mandatit të parë n vitin 2023.
“Cilësia e ajrit është një element themelor për shëndetin publik. Mjaft zona të vendit rezultojnë me nivel ndotjeje më të lartë se normat e lejuara evropiane. Qeveria do të synojë uljen me 30% të nivelit të ndotjes në zonat urbane nëpërmjet:
• Shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane;
• Kontrollit të emetimit të pluhurit në zonat urbane, duke aplikuar teknologji të reja monitorimi;
• Përdorimit të karburanteve konform kritereve të BE;
• Zbatimit të standardeve të rrepta në aktivitetet ekonomike që ndotin ajrin.”-shkruhet në Programin e qeverisë 2013-2017.
Çfarë thonë institucionet?
Kanë kaluar 10 vite që prej publikimit të këtij programi dhe nga të dhënat e grumbulluara nga disa prej institucioneve përgjegjëse na rezulton se ndotja jo vetëm që nuk është ulur por kemi të bëjmë me tejkalim të normave të vendosura nga Bashkimi Europian.
Pas kërkesës së dërguar Agjensisë kombëtare të Mjedisit ( në datën 13 shtator 2013 )në përgjigjen që morëm nga ky institucion mësuam se në të paktën tre nga qytetet kryesore të Shqipërisë; Tiranë, Shkodër dhe Korçë kemi tejkalim të tejkalim të normës së BE për PM10 grimcat e pluhurit me dimensione 10 micron dhe të NO2 (dyoksidit të azotit), kemi tejkalim të grimcave të pluhurit të dimensionevë PM10 dhe PM2.5 si dhe tejkalim të O3 (ozonit).
Ndër të tjera ky institucion informon se në të gjithë Shqipërinë janë të instaluara 9 stacione monitorimi:
*Tabela me të dhënat e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit në vendin tonë
Ndërkohë po sipas të njëjtit institucion nga viti 2014 deri në vitin 2023 nga ana e qeverisë janë investuar 56.402.924 mln lekë vetëm për mirëmbajtjen e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit në të gjithë vendin.
Sëmundjet që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit
Përmes një kërkese për informacion pyetëm Institutin e Shëndetit Publik si ka ndikuar cilësia e ajrit në shëndetin e popullsisë shqiptare? Sa është numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit në Shqipëri nga viti 2013 deri në vitin 2023?
Në përgjigjjene tij ky institucion na informoi se ISHP nuk prodhon në mënyrë sistematike shifra zyrtare mbi efektin e faktorëve të caktuar në shëndet (vdekshmëri ose sëmundshmëri) por i referohet vlerësimeve të përafërta në nivel global të kryera nga agjensi ndërkombëtare përfshi OBSH apo IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation).
Sipas IHME, ndotja e ajrit në Shqipëri vlerësohet e shtata për nga rëndësia mes faktorëve të tjerë të riskut, pas hipertensionit, ushqyerjes së pashëndetëshme, duhanpirjes, mbipeshës, sheqerit të lartë në gjak dhe yndyrnave të larta në gjak.
Po me të njëjtën pyetje iu drejtuam edhe Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila fillimisht refuzoi të kthente përgjigje. Pas ankimit që i bëmë këtij inctitucioni sipas legjilacionit në fuq për të drejtën për informim ky institucion u përgjigj si më poshtë:
Foto nr4: Përgjigja e Minstrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Çfarë thonë institucionet ndërkombëtare?
Në raportin e kostove që shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e njerëzve, Banka Botërore përllogariti se në Shqipëri, gjatë vitit 2019, kishin humbur jetën 2,257 persona si pasojë e ndotjes së mjedisit të jashtëm dhe brenda shtëpisë.
Sipas të dhënave, ndotja e mjedisit ishte përgjegjëse për 10 për qind të totalit të vdekjeve në vitin 2019. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, në vitin 2019 në vendin tonë kanë humbur jetën 21,937 persona.
Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, Shqipëria kishte 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale, një vlerë e lartë në krahasim me vendet në zhvillim, por e kishte këtë tregues më të ulët se vendet e rajonit.
Nga totali i vdekjeve që shkaktoi ndotja, 1532 ishin krijuar nga mjedisi i jashtëm dhe 724 nga mjedisi brenda shtëpisë.
Në datën 7 mars 2023 në një emision televiziv Rodion Gjoka, drejtues i njësisë së mjedisit dhe energjisë në Co-Plan tregoi zonat më të ndotura në Tiranë, si qyteti me ndotjen më të lartë në vend si dhe rreziqet që vijnë nga ndotja e ajrit.
“Ka probleme nga futja e grimcave në trup e grimcave të dëmshme. Këto sjellin deri në goditje në tru e trompozë. Të moshuarit janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit. Vetëm gjatë pandemisë njerëzit e kuptuan se çfarë donte të thonte ajër i pastër. Po shohim dhe një degradim të shëndetit publik. Instituti duhet që herë pas here të tregojë se si është situata me shëndetin publik.
Tirana është ndër qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes. Kjo pasi është një kolp ekonomik, pra punon e jeton. Qendra, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Kryqëzimi i 5 Majit, Vasil Shanto, janë zonat ku buron ndotja për shkak të transportit,” tha ai.
Ndryshe nga ajo çfarë u premtua në programin e qeverisë në paketën e vitit 2013-2017, niveli i ndotjes së ajrit në Shqipëri jo vetë që nuk është ulur por rezulton të jetë mbi normat e vendosura nga Bashkimi Europian. /Nga Inva HASANALIAJ, përfaqësuese e EIF (Environmental Investigative Forum) për Ballkanin Perëndimor, dërguar për botim në ShkodraWeb/