Në vitin 1975 “fati” i kish bërë bashkë dy persona në paraburgim. Njëri me përvojë të gjatë në raportime e tjetri për përkushtim të lartë partiak. I pari u ngarkua të raportojë të dytin.
I pari u dënua e doli pas 5 vjetësh nga burgu. I dyti ndenji gjatë në burg, deri në vitin 1991. Në vitet e demokracisë, në vite të ndryshme, të dy u dekoruan me urdhrin “Nderi i Kombit”.
Për raportuesin që e kish filluar këtë profil qysh në moshën 17-vjeçare nuk pati asnjë pakënaqësi, ndërsa për të raportuarit reagime të shumta se nuk e meritonte.
Për të mos e zgjatur shumë, se kushedi se çfarë kujtoni, asnjë prej tyre nuk jeton sot. Ama thelbi i kësaj historie tregon se sa pa rëndësi është dekorata në Shqipëri, teksa në kurorë të rastit një “nder kombi” ka raportuar një “nder kombi”. /Nga Kastriot DERVISHI, publikuar në Facebook/