M’ kapë trishtimi kur vjen mbramja në Shkodër…nuk di ku me ecë e as ku me ndejtë. Ndalem te Koloseumi në mes të qytetit e me ndonji mike filloj muhabetin, po kush me t’ lanë…fillon britma e manjetofonit nga minaret e nuk len me folë…vjen kamarieri e thotë “ç’ ka doni zonjë” por asgja nuk ka prej atyne që kërkoj, atëherë detyrohem me marrë atë që ka.
E gjithë kjo bisedë nën britmëne manjetofonit qe tremb edhe sorrat jo veç njerëzit…iku shpejt sa paguj, e marr rrugën drejt “Dugajve të Reja” por joooo…duhet me ndalu te nji grilë me karabusha te gardhi i xhamisë….ne qendër të Piacës ku dikur kishte vetëm zotni që shetitshin në mbramjet e kandshme të Shkodrës… femra me taka e të veshuna luks për xhiron e mbramjes…
Largohem nga karabushat e pjekun e vazhdoj por sa kaloj dy hapa djathtas, shoh nji gru të shkrryeme përtokë, bashkë me qenin besnik që rrin tuj e puthë, e afër saj, nji burrë që ban sehir ndoshta bukurin e saj…
Nuk di ka me kalu se Piaca asht plot me karrige anash e në mes…ma në fund e gjeta nji shteg por tuj u shkapetë me të gjithë që kalune, sa majtas e sa djathtas, si në han të Rozës. Vazhdova ecjen me vështirësi por më kapi nji zor tuj ndi për çdo klub muzikë…Njeni kishte ngrehë volumin e Celentano bërtitte si shpenza…tjetri kishte vu muzikë xhaz…e nji klub ma ndej, gersitte me lodër e me dajre….por mbas tre sekondave vinte lokali tjetër me kangë dashurie të hershme e gjithë melankoli…e të gjitha këto, i shoqnonte manjetofoni herë mbas heret me britmën rrënqethëse…
Nejse, e bana rrugën deri në fund, pak tuj qeshë e pak tuj kja…por u gëzova se mujta me mbrritë shëndosh në destinacion…! Kjo sa për sot… /Nga Klaudia GARGJOLA SHLLAKU, publikuar në Facebook/