E dashtun Shkodër,
me dashni dhe respekt të thellë, po ta shkruaj kte leter urimi. Këto pak rreshta janë veshë me dëshirën teme të flakte me pa e me dite qe je mire, qe rritesh e zhvillohesh, qe shpirti jot plot energji krijuese din me prite, me mbajte, me rujte e me dashte çdo banor.
Zemra jeme të uron të gjitha të mirat e mundshme, sepse une e di që je e aftë për gjana të mëdhaja. Ti, që ke kenë dëshmitare e momenteve të lavdisë e trishtimit, meriton të jesh nji vend shprese për secilin prej nesh.
Të lutem ty, mos harro kurrë se je për te gjithë, se je e të gjithve, pa dallime. Çdo banor asht nje fëmijë i yti e duhet të ndjehet si në shpi, sepse bukuria jote asht te aftesia që ke me ditë me pranu e me përqafu virtytet e hiret e ndryshme.
Dëshiroj që ti të jesh gjithmone inteligjente dhe kurioze, gjithmonë në kërkim të ideve e dialogut, e pse jo, të kangës e humorit, jo vetëm si kalim kohe por edhe si rrugë për përballimin e zgjidhjen e sfidave të jetës. Ndjeshmënia dhe gjallnia jote janë thesaret tona, prandaj deshiroj që ti të vazhdosh të jesh nji vend ku dashnia për të tjerët asht forca që lëviz gjithcka.
Lutem që ti te dish me rujtë, me dashtë e me iu gjind afër, në mënyre të veçantë atyne që s’ kanë forcë, që s’ kanë za, që s’ kanë mundësi. Banu mbrojtje e përkhrahje e gjithe atyne që s’ u asht dhanë në këtë kohë me ken ndihmë e mbrojtje e vedit.
Dy andrra po ti la si kërkesë, shif nëse, bashkë me shumë gjana tjera me randsi, arrin me i realizu një ditë. Të them të drejtën, shpirtin sikur ma prek diçka që vjen nga e ardhmja e që më thotë se po, një ditë kanë me ken realitet, ndaj po gjej kurajon me t’i kërku, sepse brenda meje diku ndër palat e qenies e ndjej që kanë me ndodhë:
1.Andrroj krijimin e një mense publike për të varfrit, nji vend që garanton çdo ditë nji vakt të ngrohte për të rritunit e femijet që hasin vështirësi. Solidariteti asht biznesi ma i mirë, forma ma e mirë e investimit në të tashmen e në të ardhmen.
2. Krijimin e Muzeut të Fëmijëve. Ky vend do të ishte një qendër që zhvillon tek femijët shijen e dijes, shkencës e argëtimit. Afron brezat, u jep mundësinë familjeve të kalojnë kohën bashkë në ambjente që përveç vlerave didaktike ofrojnë edhe çlodhje dhe dëfrim. Afron shkollat, nxit bashkëpunimin, tërheq vëmendjen drejt zhvillimit njerëzor e shoqëror të fëmijëve. Do ishte ndoshta Muzeu i parë në Shqipëri për fëmijët.
Këtu po e mbyll ktë letër urimi, me dashninë e vujtun të atij që asht larg, të uroj ditë të gëzueshme në zemrën e çdo banori! /Nga Klodian KOJASHI/