Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne janar eshte rritur me 91 mije leke (te vjetra kuptohet). U be buje e madhe gjithandej neper lajme. E tha ne Parlament, e tha dhe tek Fevziu. E gjeni videon kollaj.
Dje doli INSTAT-i dhe ca tha? Paga mesatare ne tremujorin e pare, jo vetem qe nuk eshte rritur, por eshte ulur me 3 mije e ca leke krahasuar me fundin e vitit te kaluar, gjithmone me te vjetra. (Deri diku normale se ne tremujorin e fundit llogariten dhe shperblimet e festave).
Ndersa vit me vit, pra tremujori i pare sivjet krahasuar me tremujorin e pare te vitit te kaluar paga mesatare per te gjithe te punesuarit (shtet+privat) eshte rritur me 32 mije leke, kurse per sektorin privat specifikisht eshte rritur me 52 mije leke. Pra 91 mije lekeshi nuk duket asgjekundi.
Tani une nuk e kam me Ramen se Rama nuk genjen asnjehere. Ketu problemi eshte INSTAT-i. Kush ua ka dhene ketyre te drejten te nxjerrin statistika sipas mendjes se tyre?
Nese kryeministri thote qe paga u rrit me 91 mije leke, INSTAT-i ka vetem nje detyre. Te gjej ca numra, t’i rrotulloje dhe te nxjerre kete rezultat. Nuk i ka thene kush INSTAT-it te beje llogaritje reale.
Ka qene nje komedi me Koco Devolen e madh. Kishte shkruar Enver Hoxha nje liber dhe tani zagaret e Partise poshte duhet te gjenin titullin. I mbledh Kocoja keta dhe u thote: “Ai e ka gjetur titullin. Detira juaj eshte te gjeni se cfare titulli ka menduar ai ne koke. Qarte e?”
Tani keta te INSTAT-it ku i con mushka. Keta e kane dhe me te lehte punen se Rama e thote titullin sa duhet te jete. Jo si Enveri, qe nuk e tregonte. Merren disa numra kot aty, perpunohen dhe nxirret rritja e pages 91 mije leke. Ose dhe me shume mund te nxirret, s’ka problem. Por me poshte quhet sabotim. /Nga Klodian TOMORI, gazetar ekonomie/