INSTAT-i po shqetesohet. Mbledhje urgjente per situaten ne Shkoder… Vetem pas 3 diteve regjistrime, drejtuesit e INSTAT, jane te shqetesuar nga rezultatet ne Shkoder. Te bindur deri diku per situaten ne fshatra, ata nuk po e besojne se edhe qyteti eshte bosh.
Sot, anketuesve te qytetit tone, permes nje mesazhi, u jane percjelle “kritikat” e para. Ndersa ne mbremje, do te behet nje mbledhje urgjente per raportimet e tre diteve. Nuk po u besohen shifrat!
Ne mesazh, mes “kritikave” per minutazhin qe kerkon pyetesori apo verifikimin e banesave, drejtuesit e INSTAT, shfaqin mosbesimin e tyre ne shifrat qe raportohen.
Regjistruesve, u eshte percjelle mesazhi se raportimet e tyre masive, ku thuhet se ne nje NjEF (Njesi Ekonomike Familjare) / familje, ndodhet vetem nje person, nuk jane te sakta. Atyre u eshte kerkuar qe te ngulmojne deri ne fund ne verifikime sepse nuk po e besojne se ka kaq shume familje me vetem nje ose dy persona. Edhe ata te moshuar !
Ne mbi 60% te banesave ne lagjet “Mark Lula”, “Tepe”, “Ish Fermentim”,”Skenderbeg”, “Dobrac”, “Kiras”,”Bahcallek”, Zogaj e Shiroke, jetojne nje deri ne dy te moshuar ose nuk jeton askush.
Ne nje rrugice te nje prej lagjeve me te rendesishme te qytetit, dje, jane regjistruar vetem 7 pleq. Shpresoj qe regjistruesit dhe une te jemi gabim, por dyshoj se ky eshte vetem fillimi! /Nga Klodian ZHIVANI, gazetar, publikuar në Facebook/