Malësorëve të Veriut u kish dalë për hundësh ajo që quhej Çlirimtare, çfarë nënkuptonte Partinë Komuniste me gjithë halldupët e Sigurimit e saj që vrisnin e prisnin popullin pa mbrojtje. I thonin “Çlirimzeza”, por kjo në rreth të ngushtë se po ta merrnin vesh komunistat apo spiunët e tyre të digjnin e pervëlonin. Çlirimtarë këndej, çlirimtarë andej, propogandë për tja pas zili edhe Gebelsi. Këta ja kishin kaluar atij qafiri nazist.
Te e vona kur bëmave të Çirimtareve nisi ti vije era, me një fjalë komunistave po u vdiste ora aty nga viti 1990, malësoret nisën me e lshue gojën. Tregonin kullë në kullë këtë histori.
Pasi kishte dekë lugati Enver Hoxha, në Malësi shkon një i deleguar, një sekretar i Komitetit të Partisë të Komunistëve të Shkodrës, që dikur mbahej me të madh, por i kishin ra puplat. Shkonte të bënte thirrje për qetësi e rend publik se Partia do ta gjente një zgjidhje demokratike për popullin.
– A veç për një zgjidhje ke ardhë, a, – i tha malesori i vjetër, emnaku im Kol Marlula që kishte heq tërë të zezat nga 1944 e ma për këtej.- Urdhëro- i tha Kola. – Shpia e Zotit dhe e miqëve.
Sekretari i Partisë e hëngri vetën me dhëmbë, por heshti e bëri sikur nuk e dëgjoi këtë punën e Zotit. Malësori Kol Marlula e kuptoi se fort po i digjte speci Sekretarit dhe vazhdoi të veten. Do ta çonte deri në fund atë që kishte menduar.
– Po ulu bre burrë. Por ma parë qe ku e ke barakën në fund të oborrit e shko e çlirohu një herë e mbasandej kuvendojmë.
I tregoi vendin dhe e përcolli deri atje. Kur sekretari doli malesori plak, që shpotitej me komunistin, i tha:
– A u çlirove?
Sekretari rrotullo sytë djathtas e majtas se nuk po merrte vesh për se e kishte fjalen malësori.
– E kisha fjalen – tha malesori Kol Marlula – a u dhjeve mirë?
– Po, po….- tundi kokën sekretari…
– Qe pra, lum miku, ky është ai çlirimi që na sollët ju në 1944, por hajt tash të hyme brenda e të pimë një kafe elbi e një gotë raki se tjetër nuk ka kjo shpi.
Edhe sot e kësaj dite po shkoi ndonjë ish-komunist në një kullë malësore, që në krye i thonë “po shko çlirohu një herë, bre burrë, mbasandej kuvesim si na do zogu i qefit.”
E miqt ish-komunista shkojë e dhjesin. Kështu e kuptojnë malësorët çlirimin e vitit 1944 e deri më 1990, kur qenefi çlirimtar ishte mbushur plot e për plot e kish dalë nëpër rrugë duke meruar dynjanë. /Nga Kol SHKODRANI, publikuar në Facebook, portreti, “Malësori” nga Ylli Haruni/