– Një varr monumental shkëmb-gjëmb provokues në qendër të Shkodrës 2500 vjeçare –
Në foto është një monument gjigand në mes të Shkodrës me flamurin turk, me pretekst kinse për Hasan Riza Pashën, gjeneralin osman që edhe origjinën nuk e kishte turke por iraniane. Pra kemi një varr monumental ne mes te qytetit me të lashtë në Ballkan e ndër më të lashtet në Europë. Pyetja shtrohet a janë turqit e sotëm osmanët e djeshem të cilët bene krime te perbindeshme ne histori mbi Arberine, e që shkerdho-politika jonë perpiqet te na binde se nuk jane ata por janë të tjerë.
Atëherë, o mysterifët e demokacisë, çfarë do ky flamur turk në një përkujtim per nje gjeneral osman? Kush e financoi kete monument? Turqia.
Atehere qenka ilegal. O monumenti është ilegal ose Turqia nuk është gjë tjetër veç nje bisht i perandorise së përgjakshme osmane dhe mban të gjithë përgjegjesinë historike për shkatërrimin me themel të Arberisë, të kulturës arbërore dhe krejt qytetrimit të saj. Atëherë të na falin bashkiaket qe shkojne e vijne si dele, ky monument na qenka si ato bankat offshore. Thjeshte nje provokim historik per tjetersimin e kombit shqiptar.
Historia të shkruhet në libra me miq e armiq, por në sheshe të qyteteve tona duhen vihen monumente kombëtare. Ky shkëmb-gjëmb provokues turko-osman që ështe po aq provokues dhe i dëmshem sa monumenti i Stalinit në diktature, duhet të shëmbet! /Nga Kolec P. TRABOINI, publikuar në Facebook/